Darka e Mogherinit me Ramën e Vuçiçin, një darkë që inkurajon autokratët që po destabilizojnë rajonin

mogherini

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Frederica Mogherini, ka ftuar në një darkë jozyrtare të gjithë kryeministrat e Ballkanit. Darka e cila do të zhvillohet në 24 maj në Bruksel, do të ketë në qendër të diskutimeve situatën politike në Ballkan. Në këtë darkë janë të ftuar 6 kryeministrat e Ballkanit perëndimor, ku mes tyre dhe Rama. Bën përshtypje fakti se në njoftimin zyrtar thuhet se Mogherini ka si qëllim që të afrojë të gjitha palët për të zgjidhur sa më shpejt situatën politike, brenda shteteve të rajonit, por në tryezë ajo ka thirrur vetëm palët që sipas përcaktimeve të ish-presidentit amerikan Ronald Regan janë vetë problemi. Bën përshtypje se Mogherini zgjidhjen e problemeve i kërkon me kryeministrat, shumica e të cilëve janë thjesht në detyrë këto muaj për shkak të krizave politike, zgjedhore apo postzgjedhore. Rasti i Edi Ramës, Isa Mustafës apo kryeministrit të dekretuar të Maqedonisë është flagrant, ata janë protagonistë të krizës dhe promovimi i tyre në zyrat e Brukselit e shndërron Federica Mogherinin në një palë që kujdeset të fërkojë qeveritë dhe jo të shohë se ku janë rrënjët e krizës. Sa i përket Bosnjës kot sa të flasim, pasi shpresat që ai vend të dalë nga kriza janë praktikisht nul. Vetëm Serbia dhe Mali i Zi kanë një stabilitet relativ sa i përket qeverisë, prandaj mund të përcaktojmë “darkën jozyrtare” të Mogherinit si një darkë, në rastin më të mirë të pavend dhe në rastin më të keq një rrahje shpatullash për autokratët që po livadhisin gjithkund në kancelaritë ballkanike.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>