13 maji, dita e mbrojtjes së lirisë e votës së lirë përballë pushtetit armik të pluralizmit

besim-ndregjoni

Unioni Mbarëkombëtar i të Burgosurve dhe të Përndjekurve, pjesë e protestës së madhe

Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të Burgosurve e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë më 13 maj marshon në kryeqytet në mbrojtje te votës së lirë. Ish të burgosurit dhe të përndjekurit  politike shqiptare janë një komunitet i fuqishëm i shoqërisë shqiptare, ata përfaqësojnë familjet fisnike dhe patriote qe u sakrifikuan dhe i qëndruan regjimit diktatorial komuniste duke mbrojtur vlerat e lirisë e demokracisë. Megjithëse kaluan një kalvar vuajtjesh dhe dënimesh nga më çnjerëzore ditën të mbijetojnë e të mos përkulen përpara terrorizmit të çmendurisë diktatoriale hoxhiste. Sot, mbas 27  vitesh pluralizëm në familjet fisnike e të mbijetuarës nga diktatura përveç lirisë dhe fjalës së lirë jemi ende larg integrimit total shpirtëror në këtë pluralizëm fasade komuniste. Kemi 27 vite që nuk votojmë të lirë.

Tani po përballemi me të bijtë e kriminelëve të djeshëm që duan të zhdukin dhe pluralizmin dhe të na kthejnë në monizëm. Duke ndjekur me vëmendje situatën politike Unioni i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politike që përfaqë sonë shumicën e ish te përndjekurve politike apelon ashtu siç kemi qëndruar në çadrën e lirisë për 83 ditë dhe me 13 maj familjet tonë fisnike të gjithë Tiranë për t’i treguar bijve të etërve të kuq se ju nuk mund të na privoni votën e lirë, pluralizmin politike dhe lirinë që e kemi larë me gjak 45 vite nga prindërit tuaj në diktaturë.

Ne përkrahim dhe do ta mbrojmë me çdo kusht lirinë.

Ne do të mbrojmë votën e lirë nga uzurpuesit dhe hajdutet e votës së lirë.

Ne përkrahim krijimin e një qeverie teknike për të shkuar në zgjedhjet e ardhshme.

Ne kërkojmë me çdo kusht që ligji i dekriminalizmit të zbatohet me rreptësi.

Kërkojmë dorëheqjen e Edi Ramës si kryeministër.

Dënojmë financimet e Sorosit të cilët për 26 vite kanë mbrojtur kriminelët e komunizmit.

Përkrahim pa asnjë dyshim PD-në dhe opozitën në  realizimin e këtyre kërkesave

Morali duhet të sundojë në këto zgjedhje, duke triumfuar mbi amoralitetin politike 26 vjeçare si produkt i klasës politike që vinte nga regjimi komunist dhe nuk mundi të zhvishej nga kjo ideologji por mbet peng i saj. Ne jemi morali i Republikës së re!

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>