20 shkurti, dita e madhe e lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve, dita e kujtesës tonë kombëtare

berisha

Ish Kryeministri Berisha në një postim në portalin e tij ka kujtuar 20 shkurtin, ditën kur do të kulmonte Revolucioni Demokratik i lirisë, ditën e dinjitetit dhe çlirimit të qytetarëve shqiptarë nga Enver Hoxha, diktatorit që në 47 vite të sundimit të tij barabar persekutoi, burgosi, internoi, ekzekutoi, qindra e mijëra shqiptarë, dy herë më shumë se sa të gjithë diktatorët e tjerë të vendeve ishkomuniste të Evropës. Berisha ka kujtuar ngjarjet e 26 viteve më parë ku nga Qyteti Studenti studentët do të  niseshin drejt sheshit Skënderbej dhe me një energji dhe guxim do të përballeshin me diktaturën më të egër të Evropës, ai kërkoi nderim martirëve të shkurtit të vitit 1991. Në parantezë me ditët e sotme ai foli për revolucionin demokratik që opozita është duke vazhduar përmes protestës së saj për përmbysjen e sistemit të Banditokracisë, që bijtë e etërve terroristë, dhe Rama vetë kanë vendosur në Shqipëri. “Si sot 26 vite më parë, Revolucioni Demokratik do të kulmonte më 20 shkurt të vitit 1991 me përballjen më të fuqishme midis forcave demokratike dhe atyre komuniste dhe shembjen në Tiranë të shtatores dhe kultit të diktatorit mizor Enver Hoxhës, kultit më të ligë, më të turpshëm, më poshtërues dhe më barbar që shqiptarët kishin krijuar dhe përjetuar në tërë historinë e tyre. Në këtë kontekst mund të thuhet se ora 14:05 e 20 shkurtit të vitit 1991 është dhe mbetet dhe ora e lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve. 20 shkurti 1991 është pra dita e ngadhënjimit e çlirimit të qytetarëve shqiptarë nga kulti, adhurimi i monstrës së tyre kombëtare, Enver Hoxhës, diktatorit që në 47 vite të sundimit të tij barabar persekutoi, burgosi, internoi, ekzekutoi apo eliminoi me uri kronike, sëmundje në sistemin e tij hiperkolektivist, qindra e mijëra shqiptarë, dy herë më shumë se sa të gjithë diktatorët e tjerë të vendeve ish-komuniste të Evropës përveç Bashkimit Sovjetik. Më 20 shkurt të vitit 1991 qindra mijëra qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, të organizuar nga Partia Demokratike dhe Sindikatat antikomuniste u mblodhën në Qytetin Studenti në revoltën më masive e më të fuqishme në tërë historinë tonë, në mbështetje të grevës së urisë të mbi 720 studentëve, greve epike që kurorëzoi lëvizjen studentore të shkurtit 1991 të organizuar nga PD dhe Shoqata Studentore Shqiptare. Më 20 shkurt të vitit 1991, uragani i lirisë i qytetarëve, të rinjve, studentëve, të persekutuarve, më i madhi që Shqipëria kishte pasur në tërë ekzistencën e saj, do vërshonte nga Qyteti Studenti drejt sheshit Skënderbej dhe me një energji “nukleare”, guxim në kufijtë e legjendës do të përballej dhëmbë për dhëmbë me diktaturën më të egër të Europës, do të ngrihej mbi tanket, mitralozat dhe blindet, panciret e saj dhe do përmbyste në ora 14:05 shtatoren e diktatorit çnjerëzor Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të Pasluftës së Dytë Botërore, siç do ta quante në deklaratën e Samitit të Parisit, Bashkimi Demokratik Europian, organizatë që gruponte të gjitha partitë e qendrës së djathtë të Evropës dhe Botës! Në piedestalin e zbrazur të shtatores së diktatorit gjaksor, qytetarët heronj të Tiranës vendosën Flamurin tonë të lirë Kombëtar; Flamurin e Skënderbeut. Revolta gjigante e shqiptarëve e 20 shkurtit të vitit 1991 detyroi Ramiz Alinë të kapitullojë dhe të firmosë heqjen e emrit Enver Hoxha Universitetit dhe plotësimin e të gjitha kërkesave të grevës të urisë të mbi 720 studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Tiranës dhe shkollave të tjera të larta të vendit! Më 20 shkurt të vitit 1991 shqiptarët çliruan veten e tyre nga zinxhirët e pushtimit më barbar të mendjeve, shpirtrave dhe lirive të tyre. Ata, me zvarritjen, prerjen e kokës së shtatores së diktatorit i bënë gjyqin publik antikrishtit të historisë së tyre, që u kishte ndaluar me kushtetutë Krishtin, Muhamedin e madje edhe vet Zotin. Por 20-ta është dhe dita e shembjes së busteve të gjalla, bllokmeneve hoxhist, gjakpirës në pushtet, regjimit të tyre mizor dhe është gjithashtu ditëlindja e dytë e Partisë Demokratike, e cila jo vetëm organizoi dhe drejtoi me sukses, guxim dhe vendosmëri lëvizjen studentore dhe mbarë popullore, revolucionin demokratik të shkurtit 1991 por qëndroi fuqishëm ndaj grushtit të shtetit, kurtheve dhe akteve terroriste, të klikës komuniste në pushtet që kishin si qëllim hakmarrës primitiv shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe shkatërrimin e Partisë Demokratike, asgjësimin e saj. Në valën e terrorit të egër të klikës hoxhiste u ekzekutuan ato ditë, pa gjyqe nga falangat e krimit në pushtet, në rrugët e Tiranës, sportisti i njohur Artan Lenja dhe 11 qytetarë të tjerë! Nderim përjetë martirëve të shkurtit të vitit 1991, studentëve dhe pedagogëve greviste të urisë dhe të gjithë atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave që firmosen me gjakun, sakrificat, trimërinë e tyre shembullore librin e lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve! Por 20 shkurti 1991, si dita e ngadhënjimit të qytetarëve më të shtypur, më tëe dhunuar, më të izoluar e më të uritur të botës, mbi tiraninë më çnjerëzore e më të egër të kohërave, është gjithashtu dita e Kujtesës tonë kombëtare. Kjo është dita e nderimit të sakrificës, dhimbjeve, vuajtjeve të qindra e mijëra burrave dhe grave, të rejave e të rinjve, fëmijëve dhe të moshuarve, viktimave të kalvarit horror të regjimit të satanit shqiptar, Enver Hoxha. Prandaj sot le të përulemi me nderimin dhe mirënjohjen tonë më të thellë para të gjithë atyre, që lanë rininë, ëndrrën, të ardhmen, jetën para skuadrave të pushkatimit apo në kampet dhe burgjet e diktaturës si viktima të luftës së klasave, kundërshtare të regjimit apo që vuajtën nga uria dhe vdiqën nga sëmundjet e saj në sistemin skllavopronar të diktaturës hoxhiste!Të dashur miq, sot pas 26 viteve qindra mijëra qytetarë shqiptarë mbushën si atëherë sërish rrugët dhe sheshet e Tiranës në protestën më të madhe që nga ajo ditë lëvizjen, revolucionin demokratik të Shkurtit 2017 për përmbysjen e sistemit të Banditokracisë, që bijtë e etërve terroristë, me kryebanditin Edvin Kristaq Rama në kupolë, kanë vendosur në Shqipëri. Kështu që ky 20 shkurt, është dita e kushtrimit të lirisë, guximit, trimërisë së qytetarëve shqiptarë për t’ju rezervuar me revolucion demokratik bijve bastardë fatin e merituar të etërve primitv! Fitore!”

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>