2017-a, Tre të mëdhenjtë e Evropës në konsultë (zgjedhore)

eu

Muajt e ardhshëm do të jenë muaj ngërçi, në pritje që shtetet të zgjedhin udhëheqësit e rinj. Në rrezik është e ardhmja e BE-së, mes populizmave të rinj dhe skepticizmit në rritje

“Pasiguria mbizotëron kudo”. Janë fjalët e Mario Dragit. Në konferencën e zakonshme, në përfundit të mbledhjes së Këshillit Drejtues të Bankës Qëndrore Evropiane, ai shpjegoi se është “shumë e vështirë të vlerësohet se cilat do të jenë efektet e ndryshimeve të mëdha”, që kanë ndodhur muajt e fundit në Britani, Shtetet e Bashkuara dhe në Itali. Pasiguria së cilës i referohet Dragi është mbi të gjitha politike, dhe do ta shoqërojë Evropën edhe gjatë vitit të ardhshëm. Ajo fillon me zgjedhjet holandeze në mars, në fund të prillit dhe fillimin e majit radhën e ka Franca; Italia mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare në qershor (kryeministri Paolo Xhentiloni u ka kërkuar ministrave të tij të përgatisin një program, për çdo dikaster, për 4 muajt e ardhshëm), dhe në vjeshtë do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani. Në asnjë rast, zgjedhjet nuk do të jenë të thjeshta apo me një rezultat të njohur. Vala e populizmit dhe e euroskepticizmit që është duke përshkuar Evropën, rritet më shpejt se sa rimëkëmbja ekonomike. Kjo është trashëgimia e Depresionit të Madh, e përzier me efektet e globalizimit edhe në vendet që kanë vuajtur më pak. Një ndjenjë pasigurie e përhapur, e cila kërcënon të minojë rrënjët e BE-së, duke i vënë në dyshim parimet që qëndrojnë në themelin e ëndrrës europiane, që nga 4 liritë themelore, simbole të integrimit evropian:lëvizja e lirë e njerëzve (pra e punëtorëve), mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Por mbi të gjitha, është në diskutim prej kohësh koncepti i solidaritetit ndërmjet shteteve anëtare të BE-së. Samiti i fundit i dhjetorit i krerëve të shteteve dhe qeverive të unionit konfirmoi ngërçin, që ka të ngjarë të vazhdojë edhe gjatë vitit 2017, deri kur nga kutitë e votimit të dalin rezultate të qarta. Por duke patur parasysh urgjencën e çështjeve që gjenden në tavolinë, samiti nënvizoi edhe një herë kufizimet e kësaj Evrope, me Komisionin Evropian që është faktikisht peng i kancelarive. Shqyrtimi i shumicës së çështjeve u shty me 6 muaj. Dhe kësisoj në vitin 2017, Evropa, thellësisht e ndarë në brendinë e saj, do të gjendet ende duke diskutuar se si të merret me emergjencën e emigracionit, si të reformojë Konventën e Dublinit dhe rregulloren pasuese, që aktualisht përcakton se refugjatët duhet të qëndrojnë në vendin e parë që zbarkojnë. Por ekzistojnë akoma ndarje edhe mbi zgjedhjet ekonomike, me Berlinin që këmbëngul në linjën e politikave të kursimit, dhe me Francën e Italinë që ushtrojnë presion mbi nevojën e një fleksibiliteti më të madh të shpenzimeve, për të rinxitur rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve te reja të punës. Një ndryshim pikëpamjesh, që e çoi së fundmi në bllokimin nga ana e Eurogrupit të lehtësimit të borxhit grek, për shkak të vendimit të kryeministrit grek Aleksis Cipras për të rivendosur pensionin e trembëdhjetë për pensionistët më të varfër, si dhe për të shtyrë rritjen e TVSH-së në ishujt lindorë të Egjeut, të cilat po përballen me emergjencës e emigrantëve. Një vendim ky i kundërshtuar fuqishëm nga Komisioneri i BE-së për Çështjet Ekonomike, francezi Pier Moskovici. Jo-ja e Gjermanisë, qe e pakthyeshme edhe mbi krijimin e një garancie të përbashkët mbi depozitat bankare. Pastaj janë marrëdhëniet me Moskën (edhe mbi këtë temë qëndrimi nuk është kompakt) dhe me Shtetet e Bashkuara. Në kontekstin e pasigurisë së madhe dhe interlokutorëve të dobët, Brukseli do të duhet të negociojë Brexit-in. Një marrëveshje delikate për shkak se – duam apo ajo – do t’i japë kuptimin ekzistencës së Bashkimit Evropian.  Marrë nga “bota.al”

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>