2017 – Rama ikën

rama

Falimentimi i ekonomisë, rritja e varfërisë dhe humbja e shpresës s’mund të fshihen me karamele paraelektorale dhe me riciklimin e mashtrimeve të vjetra. Instalimi i regjimit, përmes shantazhit të nëpunësve dhe izolimit të opozitarëve nga burimet e ekonomisë do të sjellë vetëm rritjen e forcës reaguese të shoqërisë. Alibitë me kapërcimin e krizave s’pijnë më ujë, prandaj 2017-a do të jetë viti i përzënies së Edi Ramës nga politika

 

Shqiptarët lanë pas një 2016 të trishtë, ndërsa mjerimi i shoqëroi për çdo ditë të vitit. Rilindja e Edvinit edhe njëherë përforcoi idenë tek qytetarët se me ta në krye, vendi ndodhet në udhëkryq. Rama erdhi në pushtet falë premtimeve të pa mbajtura. Qytetarët e kuptuan shpejtë planin uzurpues të qeverisë së tij, ndërsa kjo bandë e veshur me pushtet nuk po i përgjigjej shqetësimeve reale të shqiptarëve, problematikës së tyre, paga dhe pensione më të larta, vende të reja pune, taksa dhe çmime të ulëta sipas standardit të jetesës. Por çfarë ndodhi realisht? Përmes një politike fiskale vulgare, qeveria rriti mënyrë rigoroze taksat, nga Janari i 2014-ës, vetëm 4 muaj pasi ishte ulur në karrigen e pushtetit. U intensifikua një qëndrim dekurajoz ndaj biznesit të madh dhe të vogël, përmes politikës së taksave të larta si dhe frymës së urrejtjes që jo pa qëllim u komentua edhe si politikë shtypëse kundër biznesit privat. Në këto kushte të rrepta shtrënguese, biznesi u tkurr, duke bërë të që të humbeshin mijëra vende pune si dhe rënien e ndjeshme të të ardhurave në buxhetin e shtetit. Vëmendja ndaj qytetarëve të varfër është në kufijtë e shpërfilljes totale, për të mos thënë zero. Ajo çka shqiptarët dëgjojnë zakonisht nga goja e kryeministrit, është kënga me refrenin se 95% e shqiptarëve do të paguajnë më pak taksa. Është e frikshme të shohësh që në vitin 2016 një popull i vendosur në territorin më të begatë të Evropës të vuajë për të ardhurat minimale që sigurojnë mbijetesën, por ja që realiteti nuk e shmang aspak këtë paraqitje të zymtë. Shqipëria e Edi Ramës kryeministër përveçse ka humbur kredibilitetin që krijoi në sytë e të huajve gjatë 23 viteve, tashmë është përpirë nga llava e mijëra të papunëve dhe mijëra të tjerëve të gjendur të pashpresë për të dalë prej varfërisë. Dhe kjo ndjenjë pamundësie që është kultivuar në mesin e shqiptarëve është produkt i fabrikuar drejtpërdrejtë nga duart dhe mendja e një të korruptuari si Edi Rama, që mendon se populli ushqehet me premtime boshe. Rama së bashku me bandat e zaptuan vendin, ndërsa servirën si alternativën e vetme ekonominë e kanabisit. Shqipëria sot ka në krye të saj një palokyreministër arrogant, që paaftësinë e tij e shndërron në ironi, me të cilën godet çdo shtresë të shoqërisë përveçse oligarkisë që ka ndërtuar rreth vetes dhe që i dorovit me tendera e me miliarda dollarë. Është legjitme që këtë vit të ri të ndalësh babëzinë e ministrave të Edi Ramës, t’i dalësh e t’i bësh ballë shtetit kriminel e kanabist, që barrën e mundimeve ia qëndis popullit si një kostum. Vetëm qëndresa mbarëpopullore, do të japë mesazhin e mospranimit, do të japë mesazhin e bashkimit në një zë të vetëm, për çdo të drejtë të nëpërkëmbur dhe shpërfillur nga kjo qeveri bandë.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>