3 karriget që do Rama

ramaaa

Edi Rama ka nisur të shohë ëndrra me plotfuqishmëri dhe dje ka konfirmuar se dëshiron të ulet njëkohësisht në 3 karrige; në atë të kryeministrit, të kryetarit të Kuvendit dhe të shefit të opozitës në parlament. Ulja në karrigen ku ulet deputeti Berisha, tregues i rëndimit psikik të Edvinit, të cilin kriza po e detyron të shohë përralla me parlament pa opozitë, me koalicion pa probleme dhe me mandate të përjetshme në pushtet

 

Edhe pse vendi prej më shumë se dy muajsh ndodhet në krizë politike, ithtari i sundimeve diktatoriale kërkon që të vendos nën kontrollin e vet gjithçka. Kryeministri i çartur, i cili është i apasionuar pas sundimit me ‘dorë të hekurt’ ka nisur të shohë ëndrra me plotfuqishmëri dhe dje ka konfirmuar se dëshiron të ulet njëkohësisht në 3 karrige; në atë të kryeministrit, të kryetarit të Kuvendit dhe të shefit të opozitës në parlament. Pavarësisht përpjekjeve të opozitës dhe kreut të saj, Lulzim Basha për të prodhuar një dialog konstruktiv dhe një marrëveshje konsensuale që do t’i mundësonte vendit hyrjen në një palë zgjedhje me standarde, kryeministri me kryeneçësinë e tij refuzoi çdo zgjidhje, me të vetmin qëllim, vendosjen e pushtetit në duart e tij dhe qeverisjen e vendit dhe për të paktën një mandat me bandat dhe kriminelët, duke rrjepur edhe më, shqiptarët e pambrojtur. Ky kryeministër i afeksionuar pas proceseve zgjedhore të kohës së diktaturës,  po e tregon qartazi se me mbajtjen e zgjedhjeve i vetëm më 18 Qershor, do të minojë demokracinë dhe pluralizmin 27 vjeçar, duke cenuar rëndë interesat kombëtare. Por, përveçse nuk ka ngurruar të shfaq hera-herës qëndrimet diktatoriale, ditën e djeshme ai doli krejt ‘i zhveshur’. Ulja në karrigen ku ulet deputeti Berisha, ishte një tregues mjaft i qartë i gjendjes së rënduar psikike të Edvinit, të cilin kriza po e detyron të shohë përralla me parlament pa opozitë, me koalicion pa probleme dhe me mandate të përjetshme. Në fakt e vërteta është krejt e kundërta. Situata e rënduar politike në vend e ka një përgjegjës të vetëm, i cili për karrigen e pushtetit është i gatshëm të sakrifikoj këdo, përveç pushtetit të vet. Duke pasur mbështetjen e lobeve të blera me paratë e drogës, Rama ka marr edhe më tepër zemër, ndërsa jo vetëm që bilbilos lart e poshtë se do të hyj në zgjedhje, por edhe do të emëroj opozitë. Nëse në çdo vend të botës së lirë demokratike,  qeverisja dhe opozita caktohet nga vota e lirë qytetare, Shqipëria pas 27 vitesh me Edi Ramën në krye rrezikon të kthehet tek kohët e errëta të diktatorit Hoxha.

Ish kryeministri Berisha: Pas kompleksit të Edipit, kompleksi i dytë që do e shoqërojë gjithë jetën Edvinin është kompleksi Sali/ Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë për momentin e zgjedhjes se Presidentit të Ri të Republikës. Duke iu referuar faktit se kundërshtari i tij politik Edi Rama, gjatë votimit zgjodhi të ulej në ndenjësen ku ulet zakonisht ai në Parlament ka komentuar: “Miq, kjo foto e sotme dëshmon dhe një herë se Edivin Kristaq Rama, pas Kompleksit të Edipit, nga i cili vuan që në lindje, kompleksi i dyte i tmerrshëm që do ta shoqëroje edhe në atë jetë është Kompleksi Sali. Është i pashpresë!”.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>