4 klane për Shqipërinë e 4 rajoneve

Deklaratat e Ambasadorit Amerikan, Donald Lu, për ekzistencën e 4 klaneve dhe 20 bandave të organizuara në Shqipëri janë paralajmërim të afrimit të  njëfarë “luftanijeje shpëtimi” amerikane në brigjet e qeverisë shqiptare. Ambasadori u shpreh se trafiku i drogës kontrollohet edhe nga burgjet, me pak fjalë rroftë arrestimi dhe procesi gjyqësor sepse kriminelët janë ende të lirë. Këtë liri, brenda burgut, mund ta garantojë vetëm një pushtet politik.

 

Për amerikanët Shqipëria është një mikrokozmos i Nju Jorkut të  vitet 30, madhështia e qiellgërvishtësve të  të cilit mpakej nga aktiviteti kriminal i 5 familjeve mafioze, që e kishin ndarë qytetin në sferat e influencës së tyre. E ndërsa në SHBA, megjithë fuqinë e familjeve mafioze kishte ende një kufi, e dalluar nga lufta mes shtetit dhe mafias, në Shqipëri nuk ka një kufi dhe kanabizimi i vendit është një provë e qartë e mungesës së vetë shtetit, këtij reagimi ligjor, që është fikur bashkë me radarët.

 

Pyetja që na lind është se pse nuk ka pasur një deklaratë të kësisoj nga ndonjë ambasador gjatë qeverisjes 8 vjeçare të Partisë Demokratike? Përgjigja është e thjeshte: Se Edi Rama ishte në opozitë. Megjithatë, duhet të qëmtojmë diçka tek ky Edi Rama në opozitë, i cili në 11 vite kishte bluar diçka të madhe në Tiranë, përmes lejeve për pallate. Në 11 vite, Tirana u nda në sfera influence me lejesh pallate nga shumë grupe kriminale, ku secili grup kishte territorin e vet ku do të  ndërtonte pallate. Formacionet e para klanore lindin në Tiranë nga sistemi korruptiv që kishte ngritur Rama, të cilët e gërryen aq shumë kryeqytetin saqë s’lanë as baçe lagjesh pa ngritur pallate. Ky model u ndoq nga bedelët e Ramës në Bashkitë e majta si në Durrës apo Elbasan e gjetkë ku çuditërisht nga këto qytete po vijnë lajmet kryesore të përplasjes së bandave. Me ardhjen ne qeveri të Edi Ramës, bashkitë tanimë ishin si qelqurina për “arinjtë e mafies”. Krimi doli sheshit në Kuvend me kriminelë që kishin në repertorin e tyre vrasje, përdhunime, trafikim qeniesh njerëzore e drogash.

 

Këto klane nuk lindën nga inercia e një vendi në tranzicion, por u prodhuan si të tilla nga sistemi që ka siglën e Edi Ramës. Për të injektuar veprimtarinë e klaneve të veta në të gjithë territorin e Shqipërisë, Edi Rama projektoi Reformën Territoriale e cila jo vetëm që zhduku mbrojtjen e  votës së djathtë, duke shembur komunat, por centralizoi aktivitetin territorial të bashkive: Rezultati, kanabizim i gjithë vendit.

 

Tanimë synohet të kryhet një ndarje tjerë e territorit të Shqipërisë, në thella më të mëdha, në 4 rajone. Projekti i publikuar nga qeveria është 4 klane për 4 rajone, bazuar në një gjeografi mafioze, për të menaxhuar të gjithë zinxhirin e veprimtarisë shtetërore, në emërime drejtorësh hipoteka e ALUIZN, për drejtori e agjenci ministrore, për zgjerim të serave të drogës për centralizim e policisë në duart e kapos së klanit. Pra e gjithë administrata e rajonit përkatës do t’i vendoset në shërbim klaneve mafioze. Pra, qartazi aktet e ndërmarra nga kjo qeveri po inkorporojnë veprimtarinë kriminale në reforma dhe ligje, po ligjërojnë të paligjshme e po ç’ligjërojnë të ligjshmen.

 

 

 

1 Koment

  1. Shqiptare patriote

    04/10/2017 at 23:33

    Ka shume te drejte Z. AMBASADOR per gjithcka, por me vjen keq qe ne kete moment, ne TV. VIZION PLUS, te drejtuar nga Rudina Xhunga, ku marin pjese persona nga te dy krahet, midis tyre dhe I padishiruari per te gjithe te perndjekurit dhe njerezit e thjeshte dhe te ndershem, nje fare Fatos Klosi, ish sherbetori I tmershem I sherbimeve secrete te komunizmit, ku ka zhdukur dhe futur ne ato burgje famekeqe, ku diskutohej per ata qe duhet te largohen nga detyra, theniet e AMBASADORIT AMERIKAN, ky palace komunist foli me nje gjuhe te hidgur per Z. LU, duke injoruar me fjale dhe me ate te folur prej injoranti, s4e vetem I tille eshte, nje person me educate fshatareske, pa pike educate, na vjen turp me te vertete te prezantohemi se jemi shqiptare, mjer populli me ke perfaqesohet ne qeveri, ne emisionet e ndryshme neper media, neper takimet nderkombetare, etj. etj., atje po pergatitet nje terror I pa pare ndonjehere, me keq se ’97, vetem per te humbur gjurmet e krimit, te droges, te kontrabandave te ndryshme, te parave te droges dhe gjithcka qe eshte evidentuar si e kundraligjeshme nga nderkombetaret dhe nga populli I thjeshte, politika e shqiperise eshte mafia e organizuar nderkombetare dhe e sponsorizuar nga Rusia, me qellimet e saj te vjetra.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>