5 muaj, 22 atentate me tritol

saimir tahiri

5 muaj, 22 atentate me tritol – Sajmir Tahiri fajtor, por s’dorëhiqet

Në 5 muaj qeverisje janë regjistruar plot 22 vendosje tritoli dhe 23 grabitje me maska nga persona të armatosura, ndërsa policia nuk ka arritur të kapë as tritolvënësit dhe as grabitësit e shumtë. I vetmi i arrestuar është Julian Sinanaj, i arrestuar falë pendimit të një bashkëpunëtori të drejtësisë

 Shpërthimet e tritolit në vend janë bërë një normalitet i frikshëm. Në 5 muajt qeverisje të vendit të kryeministri Rama në territorin e Republikës së Shqipërisë janë regjistruar plot 22 vendosje tritoli, dhe 23 grabitje me maska nga persona të armatosura, ndërsa policia nuk ka arritur të kapë as tritolvënësit dhe as grabitësit e shumtë. I vetmi i arrestuar është Julian Sinanaj, i arrestuar falë një pendimi të një bashkëpunëtori të drejtësisë.  Në rendje kohore duhet thënë se ka pasur vendosje tritoli me datën, 12 shtator persona të panjohur kanë vendosur një sasi eksplozivi në makinën e shefit të krimeve të Komisariatit numër 1 në Tiranë, Artur Hyka; me datë 16 shtator një sasi e konsiderueshme eksplozivi i telekomanduar, i është vendosur brenda në makinë efektivit të policisë rrugore të qarkut të Lezhës, Kujtim Çardaku; me datë 24 shtator 2013 ku iu vu tritol makinës së biznesmenit në Tiranë; me datë 24 shtator 2013 iu vu tritol makinës kreut të komunës së Golemit (PD); me datë 26 tetor 2013 një polic i vendosi tritol kolegut në Kamzë; më datë 10 nëntor 2013 iu vu tritol makinës kreut të FRESH në Elbasan (PS); me datë 23 nëntor një sasi e vogël eksplozivi u vendos pranë banesës së shefit të Klubit Sportiv Elbasani, që shkaktoi dëme të shumta materiale dhe panik te banorët e pallatit që ndodhet përgjatë bulevardit “Aqif Pasha”; me datë 3 dhjetor 2013 i shpërthen makina në lëvizje  një qytetar në Vaqarr, ku u plagos rëndë; me datë 13 dhjetor iu vu tritol prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi (PS);  me datë 18 dhjetor një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të ditës në një lokal pranë “Shkollës së Baletit” në kryeqytet; me datë 28 dhjetor iu vu tritol makinës së kreut të ujësjellësit në Ersekë; me datë 2 janar të vitit të ri 2014 iu vu Tritol shtyllave të energjisë në Kallmet të Lezhës; me datë 7 janar iu vu tritol në shtëpinë e kreut të PD në Pogradec, Luan Lipo; me datë 20 janar iu vu  tritol me telekomandë kreut të komunës, Vlorë, Fredo Berberi (PD); me datë 20 janar, madje iu vu tritol Postës së Policisë në Fushë-Krujë dhe ditën e djeshme iu vu tritol biznesmenit në Durrës, i cili aktualisht është në koma dhe po lufton për jetën. Në datë 25 janar u caktivizua në kohë e një sasie tritoli të vendosur në një furgon pasagjerësh ka parandaluar një tragjedi të vërtetë.  Me datë  28 dhe 29 janar ka pasur dy atentate me tritol në Tiranë dhe Shkodër, ku autori I këtij të  fundit është arrestuar një 15 vjecar. Ndër muaji shkurti ka pasur tre vënie tritoli, në datën 9 shtëpisë së vëlezërve Mëhillaj, autorë të dyshuar si ndërmjetës për tre vendosje tritoli nga Julian Sinanaj, dhe në datat 17 shkurt tek Liqeni një oficeri të policisë Gjyqësore dhe ajo e ditës së djeshme pranë ambasadës amerikane ku mbetën të plagosur rëndë 3 persona. Kultura e tritolit e instaluar prej qeverisë së re lulëzoi në një seri atentatesh dhe shpërthimesh të frikshme pa autor të kapur ose hetuar.  Padyshim po bëhen rutinë e frikshme grabitjet me armë dhe maska në vend. Në çdo orë të ditës dhe natës qytetarët ndjehen sikur janë në shtetrrethim jo prej policisë por prej maskave grabitëse të pasurisë.

Sidoqoftë 22 shpërthimet e tritolit dhe 23 grabitje me maska në 5 muaj janë shumë për Shqipërinë, pasi ne nuk jemi Palermo e viteve ’70-’80-të. Policia e Shtetit e drejtuar prej një militanti politik, Artan Didi i shkarkuar në 2004, nga ministri i Brendshëm socialiste Igli Toska për paaftësi, po merr në qafë qytetarët dhe po frikëson investitorët e huaj, pasi nuk është kapur qoftë edhe një prej këtyre atentatorëve.

Ja 22 atentatet me tritol dhe C4

26 shkurt: tritol lokalit ne Tirane, 3 ne gjendje te rende

17 shkurt: tritol makinës tek Liqeni Artificial

09 shkurt: tritol shtëpisë se Mehillajve ne Vlore

29 janar: tritol biznesmenit italian ne Tirane

28 janar: tritol biznesmenit ne Shkoder ( autori I kapur)

25 janar 2014: Lezhë, tritoli në furgon, çaktivizohet

23 janar 2014: tritol biznesmenit ne Durrës

20 janar 2014: tritol Postes se Policisë ne Fushe-Kruje

20 janar 2014: Tritol kreut te komunës, Vlore ( autori i kapur)

7 janar 2014: tritol kreut te PD ne Pogradec Luan Lipo

2 janar 2014: Tritol shtyllave te energjisë ne Kallmet te Lezhes

28 dhjetor 2013: tritol makinës se kreut te ujësjellësit ne Erseke

18 dhjetor 2013, tritol lokalit pas plagosjes së pronarit

13 dhjetor 2013: tritol prefektit te Vlorës, Besnik Dervishi (autori i Kapur)

3 dhjetor 2013: Shpërthen makina ne Vaqar

23 nëntor 2013, atentat shefit të Klubit Elbasani

11 nëntor 2013: tritol makinës kreut te FRESH ne Elbasan

26 tetor 2013: Një polic i vendos tritol kolegut ne Kamzë

24 shtator 2013: tritol makinës kreut te komunës se Golemit

24 shtator 2013: tritol makinës se biznesmenit ne Tirane

16 shtator 2013, eksploziv efektivit të policisë në Lezhës

12 shtator 2013, atentat edhe shefit të Komisariatit nr. 1