A do t’i kërkojë Erdogan Thaçit mbylljen e shkollave të Gylenit në Kosovë?

erdo

Hashim Thaçi dje ka udhëtuar drejt Turqisë, ku do të pritet nga homologu i tij, Rexhep Taip Erdogan, në vizitën e tij të parë si president i shtetit në një shtet me peshë në politikën botërore. Në mesin e temave që dy presidentët do t’i diskutojnë, siç mëson GazetaMetro.net, më e ndjeshmja dhe kryesorja do të jetë ajo për mbylljen e shkollave të Fetullah Gylenit që veprojnë në Kosovë. Agjenda e takimit të Thaçit me Erdoganin sipas të njëjtave burimeve do të përmbajë gjashtë pika kryesore: 1. Mbylljen e shkollave të Fetullah Gylen, 2. Procesi i njohjes së Kosovës dhe anëtarësimi i saj në Kombet e Bashkuara, 3. Proceset në mes të Kosovës, UNESCO-s, NATO-s dhe Bashkimit Evropian; 4. Tregtia e Jashtme Turqi-Kosovë, marrëveshja e tregtisë së lirë e nënshkruar më parë mes dy vendeve dhe heqja e taksave të dyfishta; 5. Kush do të jetë ambasadori i ri i Kosovës në Turqi; 6. Ndërtimi i xhamisë së re në kryeqytet, për të cilën është ndarë lokacioni në afërsi të objektit qendror të Telekomit të Kosovës.

Fetullah Gylen një kundërshtar politik i Erdoganit që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe i cilësuar si terrorist, shkaku i pretendimit të pushtetit turk se ai ka organizuar puçin e fundit ushtarak, ka një rrjet të shkollave nëpër botë. Në mesin e këtyre shkollave, pesë sosh veprojnë edhe në Kosovë. Erdogan, një mik i Thaçit, sipas burimit të gazetametro.net, do të kërkojë nga ai mbylljen e këtyre pesë shkollave të Gylenit, të cilin Turqia e cilëson si terrorist, dhe është duke kërkuar transferimin e tij nga SHBA-ja ku ai ka emigruar. Erdogan do t’i thotë Thaçit, se Kosova nuk duhet t’i mbështesë terroristët, aq më tepër kur Turqia e ka mbështetur shumë Kosovën në luftën kundër terrorizmit, duke pasur parasysh se shumë kosovarë janë ndaluar në Turqi, rrugës për të ju bashkuar radhëve të terroristëve në Siri dhe Irak.

“gazetametro.net”

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>