A po përjeton Kosova një krizë ekzistenciale?!

Mbarë shoqëria që shumë kohë po përballet me agoninë e zgjedhjeve të parakohshme nacionale. Aktivistët partiakë nuk po pritojnë në kohë zgjedhjesh të vrapojnë pas vote duke premtuar shumë e për të realizuar pak kërkesat e qytetarëve të lodhur. Kështu ndodhi edhe në zgjedhjet të cilat i lamë mbrapa. Nuk ka njeriu çka flet shumë për zgjedhjet e deritashme, veç se ato ishin mirë të shminkuara. Gjendja vazhdon të jetë jo e mirë, me plot probleme të pazgjidhura, por të premtuara nga partitë politike në kohë fushatash. Jemi duke përjetuar përulje sociale e nacionale, jemi duke u përballur me papunësi enorme dhe me mjerim social, e më të keqijat më të mëdha të pasluftës siç janë krimi i organizuar dhe korrupsioni. Të gjitha keto dhe shumë dukuri të tjera të cilat e kanë goditur Kosovën janë “dhuratë” nga mafiozet në pushtet. Pushtetet e pasluftës kurrë nuk u ballafaquan me realitetin, kurrë nuk punuan kunder mjerimit social, kurrë nuk u interesuan për të rinjtë tanë që ata të inkuadrohen në rrjedhat shoqërore dhe politike. Kurrë nuk u interesuan që të hapen vende pune dhe as që u interesuan për rritje të mirëqenies. Gjithnjë e më shumë Kosovën kjo kastë politike po e shndërron ne Banana-Republikë. Kosova po përjeton krizën ekzistenciale, e cila nuk po dihet se ku e ka kufirin. Nuk kemi në pushtet njerëz elitarë, njerëz të cilët dinë dhe duan ti çojnë proceset përpara. E kanë kapur shtetin njerëzit narcisoidë, profiterët politikë dhe profiterët ekonomikë. Këta nuk e dinë dhe as nuk deshirojnë m’e ditë deri ku është kufiri i të keqes. Aktet kriminale dhe aktet e korrupsionit nuk u ndalen krejt pasluftën, të cilat na e zvetënuan shumë imazhin. Shumica e qytetarëve e kanë humbur besimin te këta politikanë dhe partitë që na udhëhoqën deri më tash. Nuk po ju besojne ideve të tyre, nuk po ju besojnë më  mashtrimeve dhe manipulimeve, me të cilat po shërbehen .Këta krijuan parajsë për familjet e tyre, për miqtë dhe për militantët partiakë. Krijuan pasqyrë të rreme para qytetarëve se nuk bën dhe nuk punohet ndryshe për Kosovën. Partitë kryesore  politike edhe pushteti  nuk paten shumë dallime kur është në pyetje klientelizmi. Partitë bënë që pushtetet të ndihen të pamposhtura. Qasja dhe ndjesia e qytetarëve duhet ndryshuar në mënyrë që Republika të çlirohet nga këta uzurpatorë mafiozë…

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>