Afati për koalicionet/PD: KQZ të mos shndërrohet në mashë elektorale të kastës qeverisëse

oerd-bylykbashi-415x260

Koalicioni opozitar i është drejtuar me një letër KQZ, pas kërkesës së PS-LSI për shtyrjen e afateve të regjistrimit të koalicioneve. Opozita i kërkon KQZ që të mos pranojë kërkesën koalicionit qeverisës, pasi sipas saj ‘mosrespektimi i afateve prekluzive ndikon drejtpërsëdrejti në thelbin e të drejtave dhe detyrimeve që ato garantojnë, dhe shkelja e këtyre afateve nuk mundet të ketë pasojë tjetër përveçse asaj të parashikuar nga ligji, pra humbjes së mundësisë së ushtrimit të vetë të drejtës’

Reagimi/Bylykbashi: Rama-Meta me dy firma hedhin në erë një kod me 84 vota

 

Koalicioni i bashkuar opozitar, është vënë ditën e djeshme në dijeni të një kërkese të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, drejtuar institucionit tuaj, me anë të së cilës kërkohet mbajtja e një qëndrimi lidhur me mundësinë e shtyrjes së afatit të regjistrimit të partive politike në zgjedhje, si dhe të shtyrjes së regjistrimit të koalicioneve zgjedhorë. Në lidhje me sa më sipër, vlerësojmë të domosdoshme të sjellim në vëmendje tuaj, se afatet  e përmbajtura në nenet 64 dhe 65 të Kodit Zgjedhor janë afate prekluzive, çka do të thotë se të drejtat ose detyrimet të cilat duhen ushtruar dhe/ose përmbushur brenda këtyre afateve, nuk mund të ushtrohen tej përmbushjes së afatit të sipërcituar. Pra, me fjalë të tjera, mosrespektimi i afateve prekluzive ndikon drejtpërsëdrejti në thelbin e të drejtave dhe detyrimeve që ato garantojnë, dhe shkelja e këtyre afateve nuk mundet të ketë pasojë tjetër përveçse asaj të parashikuar nga ligji, pra humbjes së mundësisë së ushtrimit të vetë të drejtës. Edhe praktika e konsoliduar shumëvjeçare e vendimmarrjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e konfirmon këtë qasje ligjore. Nga ana tjetër, afatet e përmbajtura në nenet 64 dhe 65 të Kodit Zgjedhor janë qartësisht të lidhura me datën e zgjedhjeve, dhe rrjedhimisht shtyrja eventuale e tyre është pazgjidhshmërisht e lidhur me shtyrjen e vetë datës së zgjedhjeve, kompetencë kjo e fundit jo e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por vetëm e ligjit zgjedhor, i cili mund të ndryshohet nga partitë politike përmes një  konsensusi gjithëpërfshirës në Kuvend. Ne vlerësojmë se çfarëdolloj qëndrimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mbi kërkesën për shtyrje të afateve të përmbajtura në nenet 64 dhe 65 të Kodit Zgjedhor, dhe aq më tepër disponimi me vendimmarrje mbi këtë kërkesë, do të paragjykonte çdo lloj zgjidhje politike të krizës së thellë politiko-institucionale në vend, por veçanërisht do të përvijonte KQZ si një institucion thellësisht politik i cili i shërben si mashë elektorale kastës qeverisëse në vend. Për sa më sipër, ritheksojmë edhe njëherë qëndrimin e koalicionit opozitar mbi nevojën e respektimit rigoroz të detyrimeve që përcakton Kodi Zgjedhor, veçanërisht nga institucionet e ngarkuara me përgjegjësinë e organizimit  dhe menaxhimit të zgjedhjeve.

Letra e PS-LSI/Bylykbashi:Afatet nuk mund të shtyhen, kush ju pengon të regjistroheni?/Deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar në lidhje me letrën që ka nisur PS dhe LSI drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të shtyrë afatet e regjistrimit të koalicioneve. Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi shprehet me një shënim në profilin e tij në Facebook se afatet nuk mund të ndryshojnë me anë të një letre, sepse ky Kod Zgjedhor është miratuar me 84 vota e nuk mund të ndryshojë me 5 vota të anëtarëve të mazhorancës në KQZ. Overdozë budallallëku juridik. Sot paskan dalë PS dhe LSI e thonë se do t’i kërkojnë KQZ që të shtyjë afatin e regjistrimit të koalicioneve. Çfarë gallate idioteske. Është afat prekluziv! Nuk shtyhet! Pikë! Kush ju pengon të regjistroheni si koalicion? Askush. Kjo është një e drejte jo një detyrim. Kaloi afati, humbet e drejta. Fundja mund të garojnë tek e tek, pse mërziten? Peshkun që i qelb bishti ere mund t’ia shesin shqiptareve përsëri bashkë edhe pa koalicion në zgjedhje. Këta duan ta bëjnë Kodin Zgjedhor si atë paçavuren që bënë për “vitingun” ku nuk lanë procedurë e afat pa bërë çorap aq sa nuk merret vesh më llumi që kanë sajuar. Lodhu 10 vjet ne duke përmirësuar Kodin me konsensus, lodhu ODIHR duke rekomanduar të qartësojmë afatet. Të del Rama me Metën, e me një shkresë me dy firma hedhin në erë një Kod me 84 vota. Të shohim nëse KQZ-ja do të këpusë ndonjë kumbull doktrinare lapidare. Mund t’u shkojë në mend të nxjerrin një akt normativ të KQZ që kërkon 5 vota. Por KQZ nuk e ndryshon dot ligjin dhe afatet e tij edhe sikur të votojë me 7 vota unanime. Megjithatë, kur përfaqësuesit e qeverisë i thanë Gjykatës Kushtetuese se me akt normativ ndryshohet Kushtetuta, mos u habisni që ndokujt mund t’i shkojë në mendje që me akt normativ ndryshohet ligji. Sugjerim për këta të PS-LSI: kërkoni një shkresë mbështetëse apo rekomandim për ndryshim afati andej nga ORMN (Ofiçina e Riparimit të Mjeteve të Ndërtimit) se kanë eksperiencë në ndryshime afatesh kushtetuese e ligjore. Ia morën dorën me “vitingun” kur i duhej Ramës dhe ndryshuan afatet, rivendosen afatet, ndryshuan procedurat kushtetuese e ç’ nuk rekomanduan.

Reagim/Manjani: Ligjërisht nuk ka zgjedhje në 18 Qershor/Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka vazhduar edhe ditën e djeshme të komentojë zhvillimet e fundit në politkën shqiptar. Letër-kërkesa e  PS dhe LSI, nëpërmjet të cilës  kërkojnë shtyrjen e afatit të regjistrimit si koalicion në KQZ, është bërë subjekt i reagimit të Manjanit në një postim të rradhës. Ish-ministri shpreh qartë shqetësimin për faktin se zgjedhjet po ndikohen e drejtohen nga tensioni politik dhe jo ligji i mirëpërcaktuar në Kushtetutën e vendit. “Tashmë zgjedhjet nuk drejtohen nga ligji, as Kushtetuta! Politika e konfliktit ja arriti të dalë mbi ligjin! Ligjërisht s`ka zgjedhje më 18!”, shkruan Manjani në rrjetet sociale. Ndërkohë Manjani nuk është i vetmi që ka dalë kundër këtij hapi antiligjor që pritet të marrë KQZ-ja për hir të koalicionit qeveritar, pasi edhe përfaqësuesit e opozitës në këtë institucion, si edhe deputetë të saj si Oert Bylykbashi kanë deklaruar shqetësimin e tyre për këtë nismë antikushtetuese.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>