Grabitet pika e këmbimit valutor në Durrës

Tuesday, 05 June 2018 16:24

Një pikë këmbimi valutor është grabitur gjatë natës në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në Manëz.

Sipas të dhënave të para, pika e këmbimit valutor ishte në pronësi të  71-vjeçarit me inicialet E. D. Autorët kanë dëmtuar qepenin dhe kanë hyrë brenda duke marrë prej aty gjithë xhiron ditore, sipas asaj që ka deklaruar pronari në polici.

Pronari menjëherë sapo ka konstatuar grabitjen në mëngjes ka njoftuar menjëherë policinë. Grabitësit kanë marrë paratë që gjendeshin në kasafortë.

Nuk dihet ende shuma e grabitur, por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjen dhe identifikimin e personave që kanë grabitur këtë pikë këmbimi valutor.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!