Do të përjashtohen nga taksa e banesës…

E Enjte, 29 Mars 2018 14:50

Ndryshimet e reja në ligjin“Për taksat vendore”, ka zgjeruar kategoritë që përjashtohen nga taksa e banesës, e cila do filloj zbatimin nga 1 prilli i 2018-s.

Niko Lera  Drejtor i Përgjithshëm i Politikave Fiskale në ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, tha për ATSH-në, se ligji i vjetër i kufizonte të përjashtuarit nga taksa e banesës në nivelin 30%, në varësi te vendimit bashkiak.

Me ndryshimet në ligjin e ri u zgjerua spektri i kategorive që përjashtohen nga taksa e banesës, duke filluar nga pensionistët e vetëm, familjet më ndihmë ekonomike, banesat që kanë marrë statusin e shtëpive muze dhe një sërë kategorish të tjera.

Në listën e përjashtimit, në ligjin e miratuar në nëntor të vitit 2017, janë edhe ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike, ndërtesat e banimit që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të palegalizuar dhe banesat sociale në pronësi të bashkive.

Të gjitha pronat shtetërore që përdoren për qëllime jofitimprurëse, pasuritë shtetërore nën administrimin e shoqërive publike shtetërore, ndërtesat e komuniteteve fetare në funksion të veprimtarisë së tyre, si dhe objektet e kulturës.

Janë përjashtuar nga taksa e pronës edhe hotelet/resortet me 4 dhe 5 yje, që marrin “status special” po me vendim qeverie. Kjo masë, sipas saj është marrë për të stimuluar sektorin e turizmit, tha Lera.

Sipas tij, Instituti i Sigurimeve Shoqërore në koordinim me qeverisjen vendore do të përcaktojë që në fillim listën e personave që bëjnë pjesë në kategoritë e përjashtuara nga taksa e banesës.

Modifikuar më Diel, 01 Prill 2018 11:57

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ambasadori i ri i Katarit paraqet Letrat Kredenciale te Presidentit Meta

Politikë

Ambasadori i ri i Katarit paraqet Letrat Kredenciale te Presidentit Meta

Presidenti i Shqiperise Ilir Meta, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Shtetit të Katarit në vendin tonë, zotit Ali bin Hamad Al-Marri. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, si...

Përleshja me armë e reperave, dënohen Noizy dhe Cozman

Aktualitet

Përleshja me armë e reperave, dënohen Noizy dhe Cozman

Rigels Rajku i njohur si Noizy është dënuar me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur në qendër të Prishtinës. Në procesin gjyqësor i cili ka...

Ka qenë mësuese, këtë detaj nuk e dinim për këngëtaren e njohur shqiptare

Show-biz

Ka qenë mësuese, këtë detaj nuk e dinim për këngëtaren e njohur shqiptare

Ajo është sot ndër këngëtaret më të njohura dhe më të dashura për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për Eli Farën. Ajo ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv...