Grabitën 100 milionë lekë dhe i bënë “rrush e kumbulla”, fierakët arrestohen nga policia

Premte, 13 Prill 2018 11:25

Policia zbardh grabitjen e 100 milionë lekëve në një familje në Fier, por një vit më pas kur autorët i kishin shpenzuar ato. Pas hetimit të kryer, blutë kanë arrestuar dje dy autorët e dyshuar të vjedhjes së shumës së konsiderueshme të parave si dhe të një automjeti që i përkiste të njëjtës familje. Të arrestuarit janë shtetasit Renaldo Latifi, 22 vjeç dhe Xhuljan Muça, 24 vjeç, banues në Levan.

Ata akuzohen për vjedhjen e 100 milionë lekëve të vjetra, më 29 maj të vitit 2017 dhe makinën tip “Benz”, në banesën e shtetasit me iniciale Xh.K., 57 vjeç. Vjedhja ndodhi në banesën që ndodhet në lagjen “Afrim” Fier.

Pas hetimit dhe dokumentimit të ngjarjes, ndaj dy të rinjve, Gjykata e Fierit me vendimin e dhënë më 11 prill, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim. Policia tha se pas një pune të mirëorganizuar hetimore dhe procedurale nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e këtij rrethi, u bë i mundur zbulimi dhe dokumentimi i kësaj grabitjeje.

Sipas burimeve policore, dy të rinjtë, një vit më parë pasi kishin mësuar që 57-vjeçarit i kishin dërguar para fëmijët nga emigracioni, e bastisën natën duke i marrë edhe paratë, edhe mjetin.

Familjarët kur vunë re se në banesë mungonte shuma e parave si dhe mjeti, denoncuan në Polici rastin.

Ka qenë vetëm një dëshmitar okular që i ka parë nga larg hajdutët ai që e çoi Policinë në gjurmë të autorëve. Vetëm një ditë më parë u komunikua edhe arresti me burg për të dy.

Mësohet se autorët e dyshuar nuk kanë pranuar të kenë gisht në grabitje, ndërsa nuk u janë gjetur ende paratë. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se kishin marrë informacione nga të njohur të dy të rinjve, se ata prej një viti po bënin jetë luksi me shpenzime të mëdha që nuk i përgjigjeshin fare mundësive reale të tyre.

Dy djemtë kanë blerë sende me vlerë dhe kanë shpenzuar para pa hesap, ndonëse ata ishin të papunë. Kjo gjë kishte rënë edhe në sy të të njohurve të tyre, të cilët i kanë deklaruar Policisë se nuk e kishin idenë se ku ata i kishin siguruar gjithë këto para sa për të bërë shpenzime në shuma të tilla.

Tashmë, ka dyshime se shuma e parave është prishur e gjitha nga ana e dy të rinjve, të cilët vijojnë të këmbëngulin se nuk janë ata autorë të vjedhjes.

Tashmë, Policia është duke punuar për të gjetur së paku mjetin. Por nuk përjashtohet dyshimi që ata ta kenë shitur për pjesë këmbimi. Sipas të dhënave, familja e dëmtuar kishte tre fëmijë në emigracion, të cilët kishin çuar kursimet e tyre te prindërit. 

Modifikuar më Premte, 13 Prill 2018 11:45

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Aktualitet

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Mes 11 personave të arrestuar si pjesë e grupit kriminal "Bajri", është edhe shtetasi Armir Grima, trajner i kombëtares së futbollit për femra i cili gjatë karrierës së tij sportive...

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Aktualitet

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Ada është një vajzë 23-vjeçare nga Berati, e cila pasi përfundoi studimet e larta vendosi që të qëndrojë në Tiranë për t’u punësuar.Por, në ambientet punëdhënëse që ajo ka frekuentuar...

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Aktualitet

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e Tiranës se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve në nënstacionin Selitës. OSHEE bën me dije se...