Video/ Momenti kur Xhaferr Mata vrau 19-vjeçaren

Saturday, 09 June 2018 16:18

Ngjarja e djeshme ku 31-vjeçari Xhaferr Mata vrau Xhuljeta Çunin, tronditi tërë opinionin publik.

Autori e ka pritur që herët në mëngjes ish-të dashurën e tij pranë shtëpisë së saj. Kur 19-vjeçarja Xhuljeta Çuni u nis për në provimin e maturës, ai e ndali në rrugë.

Në pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë që janë pjesë e dosjes së grupit hetimor të publikuara nga Tv Klan, hidhet më shumë dritë mbi vrasjen e dyfishtë në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet mëngjesin e së premtes.

Ishte ora 08:13 minuta e mëngjesit, por ora e kamerave të sigurisë ka një gabim prej një ore me vonesë. Gjithçka dukej shumë e qetë dhe normale. Te lulishtja shihet një vajzë e veshur me të zeza që shpejt hidhet në të djathtë të rrugës. Kjo është pikërisht maturantja e gjimnazit “Qemal Stafa”.

Menjëherë pas saj, i veshur me të kuqe e ndjek me vrap 31-vjeçari Xhafer Mata. Ai e arrin në anën tjetër të rrugës ku nis debati mes tyre.

Debati ka tërhequr edhe vëmendjen e kalimtarëve. Më pas shihet se njerëzit lëvizin në mënyrë kaotike pasi Xhafer Mata ka qëlluar ndaj vajzës së re. Pasi krimit ai shihet teksa bën lëvizje kaotike në trotuar.

Pasi afrohet tek një lokal pranë vendit të ngjarjes, ai ka qëndruar pak momente por është i rrethuar nga policia. Në këtë lulishte 31-vjeçari qëlloi veten.

Në pak momente aty mblidhen dhjetëra njerëz, ndërsa policia vendos shenja kufizuese me shirit për të penguar hyrjen e njerëzve në vendin  e ngjarjes.

Video

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ja për çfarë ranë dakord Thaçi dhe Vuçiç

Globi

Ja për çfarë ranë dakord Thaçi dhe Vuçiç

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini e cila ndërmjetësoi takimin me presidentin kosovar Hashim Thaçi dhe atë serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se në takim ka pasur një...

Sulmohet komuniteti rom, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Globi

Sulmohet komuniteti rom, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Një person është vrarë në një sulm në një kamp të Romëve në Ukrainën Perëndimore. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (23 qershor). Sipas policisë, një grup i maskuar i...

Aksident i rëndë në Shkodër, 5 të plagosur

Aktualitet

Aksident i rëndë në Shkodër, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas raportimeve të para ngjarja ka ndodhur në rrugën e Rrencit në njësinë administrative Guri i Zi. Në aksident janë...