Kujdes! Nëse blini makinë duhet të bëni siguracionin nga fillimi

Diel, 10 June 2018 19:03

Në rast se ndryshon pronësia e mjetit gjatë periudhës së sigurimit, të drejtat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga kontrata e sigurimit nuk i kalojnë pronarit të ri. Madje pronari i vjetër i makinës ka të drejtë të kërkojë rikthimin e pjesës së sigurimit për ditët e mbetura në rast se nuk ka përfituar siguracion gjatë periudhës së sigurimit. Rregulli i ri është përcaktuar në projektligjin e hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, i cili ka mbërritur për shqyrtim në Kuvend. Sipas nenit 25 të projektligjit ku përcaktohet ndryshimi i pronësisë së mjetit, përcaktohet që pronari i ri duhet të bëjë kontratë të re sigurimi për mjetin, kurse ai që e ka pasur deri dje i kthehen paratë për pjesën e mbetur të periudhës. “Në rast se ndryshon pronësia e mjetit gjatë periudhës së sigurimit, të drejtat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga kontrata e sigurimit nuk i kalojnë pronarit të ri. Pronari i ri i mjetit motorik duhet të lidhë kontratën e sigurimit, ndërsa pronari i vjetër ka të drejtë të kërkojë kthimin e pjesës proporcionale të primit, në rast se nga kjo kontratë nuk është paguar ndonjë dëm”,- projektligj.

Drafti

Ky draft ligj rregullon sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit. Sipas draftit, sigurimi i detyrue-shëm në sektorin e transportit përfshin: a) sigurimin e përgjegjësisë së pronarit të mjetit motorik, për dëmet shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti; b) sigurimin e pasagjerëve nga aksidentet në transportin publik; c) sigurimin e përgjegjësisë së pronarit të mjetit lundrues, për dëmet shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti; ç) sigurimin e përgjegjësisë së pronarit të avionit, për dëmet shkaktuar palëve të treta dhe pasagjerëve nga përdorimi i këtij avioni. Ndërkohë që dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen për kategori të veçanta mjetesh motorike të Forcave të Armatosura, të cilat përcaktohen me udhëzim të përbashkët të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave.

Kompensimi

Në draft është parashikuar që fondi i kompensimit administrohet nga Enti dhe ka për qëllim pagesën e dëmeve ndaj pronës dhe ndaj personit të ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë, për: a) dëmet e shkaktuara nga përdorimi i mjeteve motorike të pasiguruara; b) dëmet e shkaktuara nga përdorimi i mjeteve motorike të paidentifikuara; c) pagesën e dëmshpërblimit ndaj pasagjerit në rastet kur pronari i një mjeti motorik në transportin publik nuk ka lidhur kontratë për sigurimin e pasagjerëve. Vlera minimale e Fondit të Kompensimit me qëllim pagesën e dëmeve nuk mund të jetë më e vogël se 150 000 000 lekë. Kjo vlerë mbahet nga Enti, si fond garancie në një llogari bankare qëllimore në njërën nga bankat dhe/ose degët e bankave të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe investohet vetëm në bono thesari dhe/ose depozita bankare, me afat maturimi jo më të vogël se 1 vit. Enti krijon dhe mban provigjone teknike të dëmeve të fondit të kompensimit. Provigjonet teknike të dëmeve duhet të llogariten nga aktuari i autorizuar, transmeton GSH. Ndërkohë bazat, metodat e llogaritjes, mënyrat e mbajtjes së provigjoneve teknike, investimi i aktiveve në mbulim të provigjoneve si dhe raportimi në Autoritet përcaktohen me rregullore të miratuar nga Autoriteti.

 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ja për çfarë ranë dakord Thaçi dhe Vuçiç

Globi

Ja për çfarë ranë dakord Thaçi dhe Vuçiç

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini e cila ndërmjetësoi takimin me presidentin kosovar Hashim Thaçi dhe atë serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se në takim ka pasur një...

Sulmohet komuniteti rom, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Globi

Sulmohet komuniteti rom, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Një person është vrarë në një sulm në një kamp të Romëve në Ukrainën Perëndimore. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (23 qershor). Sipas policisë, një grup i maskuar i...

Aksident i rëndë në Shkodër, 5 të plagosur

Aktualitet

Aksident i rëndë në Shkodër, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas raportimeve të para ngjarja ka ndodhur në rrugën e Rrencit në njësinë administrative Guri i Zi. Në aksident janë...