Aktorët letër Metës: Nëse nuk ka reagim do uzurpojmë Teatrin Kombëtar

E mërkurë, 13 June 2018 10:54

Një përfaqësi e komunitetit të artistëve të Teatrit Kombëtar deklaruan nga Komisioni i Medias se i kanë dërguar një letër Presidentit dhe kryetarit të Kuvendit duke kërkuar që të anulohet vendimi për prishjen e godinës. Ata paralajmërojnë se nëse deri ditën e premte nuk do të kthehet një përgjigje, do të uzurpojnë godinën e Teatrit Kombëtar.

I kemi përgatitur një letër drejtuar Presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe institucioneve të tjera. Shprehim indinjatën për projektligjin e Ministrisë së Kulturës për të shkatërruar goditën e Teatrit. Projektligji është propozuar pa marrë në konsideratë opinionin tonë. Prezantohet në formën e një kontrate të mbyllur. Parlamenti zhvendoset nga detyra për të hartuar projektligje, kthehet në noter. Vendimi mund të krijojë një kolaps në vend. Nëse deri të premten nuk do të kemi reagim, atëherë do të uzurpojmë godinën e Teatrit Kombëtar, si e vetmja formë që zëri jonë të dëgjohet.

Përfaqësia e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar

Opozita nuk ishte e pranishme në Komisionin e Medias, ku u realizua dëgjesa me aktorët. I pranishëm në komision aktori i njohur Robert Ndrenika, i cili u shpreh se mungesa e shumicës tregon se këtu duhet të fillojë 'lufta’. Ndrenika theksoi se aktorët janë përbuzur dhe braktisur, ndërsa projektin e ri e cilësoi si vjedhje.

Mirë se iu gjetëm. Faleminderit që na thirrët dhe po na dëgjoni, do të doja të ishte pala tjetër këtu, deputetët e PS. Bojkoti i tyre tregon se këtu duhet të fillojë lufta, jo me Korenë e Veriut, por... nuk e kuptoj këtë gjë. Erdha me mendjen që të hyja në debat të arsyetoja me ata, nuk di se cfarë të them. Di t’u them që, PPP në këtë rast me teatrin, është shqeto vjedhje, grabitje dhe për këtë le të analizojnë të tërë, ka 20 vite që ka filluar kjo histori, pa pyetur aktorët. Arbitraritet. Me keqardhje, por këtu fillon lufta, nuk na dëgjon kush, na përbuzin, na braktisin. Jo vetëm neve, por edhe juve po u poshtërojnë. Kjo është grabitje me veprim. Ka 20 vite kjo tentativë për grabitje. Ajo tokë vërtetë quhet e shtetit, por është e komunitetit teatror, por të vijë një fusha, male apo kodra, këtu më vete mendja se duan të vjedhin të gjithë. Më falni për tonin, por këto i kam nga mendja dhe nga shpirti.

Modifikuar më E mërkurë, 13 June 2018 11:03

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Durrësi si Parisi! Kundër çmimit të naftës dhe varfërisë ...

Aktualitet

Durrësi si Parisi! Kundër çmimit të naftës dhe varfërisë ...

Prej disa ditësh Shqipëria është e gjitha në protestë, kundër rritjes së taksave, varfërisë, çmimit të naftës, mungesës së drejtësisë, krimit dhe korrupsionit në vend. Qytetarët e Durrësit kanë dalë...

Denoncimi/Shëndetësia e "premtuar" e Rilindjes në Bulqizë

Aktualitet

Denoncimi/Shëndetësia e "premtuar" e Rilindjes në Bulqizë

Deputeti i PD, Diber XHemal Gjunkshi denoncon gjendjen e sistemit shendetesor ne Bulqize. Duke postuar 3 video ne rrjetin social FB z.Gjunkshi shkruan: -"Rreth 5 vite kane kaluar nga premtimet...

Fotot e nxehta/Modelja e njohur “tërbon” fansat me foton joshëse dhe seksi

Lifestyle

Fotot e nxehta/Modelja e njohur “tërbon” fansat me foton joshëse dhe seksi

Modelja e famshme Demi Rose i ka “tërbuar” përdoruesit e rrjetit social “Instagram” me foton e publikuar së fundmi aty Me siguri, format e saj trupore iu bëjnë që të harroni...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!