Greku vrasës sfidon Prokurorinë e Krimeve të Rënda

E mërkurë, 13 June 2018 14:12

Prokuroria për Krimet e Rënda ka marrë në pyetje shtetasin grek Efthimious Efthimiou, i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit në 29 Janar në Tiranë. Seanca e pyetjeve, që ka zgjatur gati pesë orë, është zhvilluar në ambientet e paraburgimit të Bradasheshit në Elbasan, ku vuan masën e sigurisë “arrest në burg” 41-vjeçari grek.

Në praninë e avokatit të tij, Efthimiou ka këmbëngulur në pretendimin e tij për pafajësi. Ai i ka qëndruar versionit të dhënë pas arrestimit se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen dhe se ardhja e tij në Shqipëri ka qenë vetëm për qëllime turistike.

Sipas burimeve, ai ka guxuar edhe të sfidojë përfaqësuesit e prokurorisë, duke u kërkuar që t’i paraqesin një provë që e përfshin atë në ngjarjen kriminale. Greku Efthimious Efthimiou është një nga katër personat e arrestuar në lidhje me vrasjen. Sipas prokurorisë, ata kanë vepruar në formën e një grupi të strukturuar kriminal.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Surpriza nga Kate Middleton, para sa të martohej me princin ai kishte një super pasuri

Show-biz

Surpriza nga Kate Middleton, para sa të martohej me princin ai kishte një super pasuri

Është e lehtë të mendosh se Kate Middleton përpara se të martohej me princin William jetonte si një mbretëreshë, por në fakt nuk është fiks kështu. Si Dukesha e Cambridge, Kate...

VIDEO / Barcelona-Girona 1-0, Lionel Messi nuk ndalet

Sport

VIDEO / Barcelona-Girona 1-0, Lionel Messi nuk ndalet

Lionel Messi shënon golin e avantazhit për Barcelona në minutën e 19. 1-0 udhëheqin blaugranat ndaj Girona në Camp Nou.

Goditën barbarisht 55-vjeçaren, arrestohet njëri prej autorëve në Durrës

Aktualitet

Goditën barbarisht 55-vjeçaren, arrestohet njëri prej autorëve në Durrës

Policia në Durrës ka arrestuar 28-vjeçarin Admir Koleci, banues në Manëz pasi së bashku me dy të tjerë plagosi me mjete të forta 55-vjeçaren Qesfere Koleci për shkaqe pronësie. Ndërkohë ende...