Testi e Matematikës/MAS kërcënon deputetin që publikoi skandalin

E mërkurë, 13 June 2018 15:19

Ministria e Arsimit e ka pranuar skandalin e publikimit të testit të provimit të Matematikës para se të përfundonte.

Me një njoftim për mediat Ministria e Arsimit thotë se, ka marrë çdo masë për të garantuar fshehtësinë e testit.

Por testi sot është bërë publik para se të mbaronte. Ishte deputeti i PD-së, Luçiano Boçi i cili denoncoi në Facebook e tij, faktin se teza ishte publikuar më parë.

“Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë u informua nga rrjetet sociale dhe mediat on-line lidhur me publikimin e disa fotove nga Testi i Matematikes qe u zhvillua në të gjithë vendin nga ora 10:00 -12:30.

Konkretisht nga adresat në Facebook e një qytetari dhe të një deputeti janë postuar, foto te testit te matematikës, ndërsa testimi po zhvillohej në të gjithë vendin.

MASR garanton publikun se ka marre çdo masë qe parashikon ligji për të garantuar fshehtësinë dhe integritetin e testeve të maturës në fazën e hartimit dhe shpërndarjes ne 38 DAR dhe ZA, 206 mjediset ku zhvillohet provimi për 37 mijë maturantë të cilët mbikëqyren nga rreth 4300 administratorë dhe monitorues.

Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve e konsideron shkelje te rendë të ligjit Nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në RSH” dhe të akteve nënligjore, kopjimin e plotë apo te pjesshëm si dhe shpërndarjen dhe publikimin e testit.

Për këtë arsye i kërkojmë organit të prokurorisë të fillojë hetimin e menjëhershëm të dy rasteve të bëra publike online, duke mundësuar vënien përball ligjit të shkelësve, kushdo qofshin ata”, deklaron MAS.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Arrihet marrëveshje armëpushimi në portin e Jemenit

Globi

Arrihet marrëveshje armëpushimi në portin e Jemenit

Shefi i OKB-së Antonio Guterres njoftoi të enjten një seri përparimesh në bisedimet me rivalët në konfliktin e Jemenit, duke përfshirë një armëpushim për një port vital. Në një gjest shumë...

LAJM I FUNDIT-Skandali/Ja sa burg kërkoi prokuroria për Rexhep Rrajën

Aktualitet

LAJM I FUNDIT-Skandali/Ja sa burg kërkoi prokuroria për Rexhep Rrajën

  Prokuroria ka dhënë pretencën ditën e sotme për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të PS-së Rrahman Rraja. Prokuroria ka kërkuar 1 vit burg për Rexhep Rrajën. Rraja akuzohet për pëndjekje të...

Përkujtohet në Tiranë albanologu Milan Shuflaj

Kulturë

Përkujtohet në Tiranë albanologu Milan Shuflaj

Kroati dëshmor i albanologjisë, Milan Shuflaj u përkujtua në një event të quajtur ditët kroate, por që më shumë kishte për bazë ndërtimin e urave ndërmjet dy vendeve. Deputetja shqiptare e...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!