ISIS/ “Der Spiegel” nxjerr blof Ramën: Shqipëria opsioni më i mundshëm

E mërkurë, 13 June 2018 17:41

 Pavarësisht se kryeministri Edi Rama e mohoi krijimin e një kampi refugjatesh nga BE në Shqipëri, mediat gjermane shkruajnë se Shqipëria shihet si vendi i mundshëm për krijimin e këtyre kampeve.

Në një intervistë për ‘Anadolu Agency’ Rama tha nder te tjera se “pretendimet për kamp refugjatësh në Shqipëri nuk janë të vërteta”. Ndërkohë gjatë ditës së sotme, gazeta gjermane “Der Spiegel” konfirmon kampet e refugjatëve nga BE në Shqipëri.

Duke iu referuar një deklarate të kancelarit austriak, Sebastian Kurz, “Der Spiegel” shkruan ndër të tjera se: “kryeministri austriak Kurz pas takimit me Ministrin e Brendshëm gjerman Seehofer deklaron se Austria po punon me një grup të vogël vendesh të BE-së për planin e ngritjes së qendrave të pritjes për refugjatët jashtë BE-së. Planet janë tejet konfidenciale për të rritur probabilitetin e realizimit të tyre”.

I pyetur direkt nga gazetarët gjermanë se a është Shqipëria vendi ku do të ngrihen qendrat, përgjigja e Kurz është: “Do ta shohim”.

‘Der Spiegel’ vijon me pyetjen e vetme në artikull, me të vetmin vend të përmendur: A është Shqipëria vendi i mundshëm? Përgjigjen e jep duke cituar mediat austriake dhe kryeministrin danez, që shohin Shqipërinë se mundësinë më të madhe.

albanien migration

Modifikuar më E mërkurë, 13 June 2018 18:36

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kriza e Brexit-it. Vazhdojnë përpjekjet e May për të qetësuar europianët

Globi

Kriza e Brexit-it. Vazhdojnë përpjekjet e May për të qetësuar europianët

Theresa May pritet t’i kërkojë liderëve të Bashkimit Europian ta mbajnë të hapur derën e negociatave të Brexit-it pas takimit 2-orësh e gjysmë të kabinetit të saj, i cili nxori...

Arsyeja pse humbi 90 kg duke u shndërruar në një “bishë” do t'iu habisë

Lifestyle

Arsyeja pse humbi 90 kg duke u shndërruar në një “bishë” do t'iu habisë

Ai peshonte 177 kilogramë dhe  vishte veshje XXXXL, por tani është një mal me muskuj dhe një mashkull tepër tërheqës. Ross Gardner, 39 vjeç nga Florida mori vendimin që i ndryshoi...

Presidenti i Barcelonës e pranon: Jemi në kërkim të një qendërmbrojtësi

Sport

Presidenti i Barcelonës e pranon: Jemi në kërkim të një qendërmbrojtësi

Lëndimet që Samuel Umtiti edhe Thomas Vermaelen i kanë pësuar së fundmi e kanë lënë Barcelonën keq dhe pa opsione në pozitën e qendrës së mbrojtjes. Në fakt belgu e...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!