Transportonin ilegalisht shqiptarë, prangoset babai me të bijën

E Enjte, 14 June 2018 13:16

Një baba dhe vajza e tij janë dënuar me burg, pasi tentuan të trafikonin 9 persona, 8 prej të cilëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar me një furgon kampingu.

Baden Williams, 47-vjeç dhe vajza e tij Latasha Perry, 27 vjeçe u shpallën fajtorë për krijimin e kushteve për emigracion të jashtëligjshëm nga gjykata e Canterbury në Britani, më 8 Qershor. Williams u dënua me 5 vjet dhe 6 muaj burg, ndërsa vajza e tij u dënua me 4 vjet heqje lirie.

Të dy u ndaluan më 1 Maj të vitit të shkuar nga oficerët e kufirit në një zonë kontrolli në Coquelles të Francës, përpara se të futeshin në Tunel.

Williams ishte në timon, ndërsa Perry qëndronte e ulur në anën e pasagjerit. Ata pretenduan se po riktheheshin nga një fundjavë e gjatë, të cilën e kishin kaluar në veri të Francës.

Por kur oficerët kontrolluan furgonin, ata zbuluan 9 persona, 8 shqiptarë (7 burra dhe një grua), si dhe një turk. 4 ishin fshehur në zonën ku flihet, direkt mbi kabinën e shoferit, ndërsa 5 të tjerët ishin futur në një dollap magazinimi në fund të furgonit, shkruan klan.tv. Babë e bijë fillimisht thanë se nuk ishin në dijeni që po transportonin emigrantë, megjithatë hetimet zbuluan se dyshja ishte përfshirë në trafikun e jashtëligjshëm dhe pas 1 viti u dënuan për krimin e kryer.

Williams perry people smugglers

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Këto janë 4 shenjat e horoskopit që dashurojnë përjetësisht

Lifestyle

Këto janë 4 shenjat e horoskopit që dashurojnë përjetësisht

Marrëdhëniet afatgjata dhe të qëndrueshme janë shumë të dëshiruara, por jo të gjithë janë të suksesshëm në këtë aspekt. Disa shenja të horoskopit janë krijuar thjesht për një histori dashurie...

Raporti britanik: Krimi shqiptar cënon sigurinë, kontrollojnë me dhunë trafikun e kokainës

Aktualitet

Raporti britanik: Krimi shqiptar cënon sigurinë, kontrollojnë me dhunë trafikun e kokainës

Kriminaliteti shqiptar po kthehet në një shqetësim serioz për sigurinë britanike. Në një artikull të publikuar këtë të hënë, “Daily Express” i referohet një raporti të Agjencisë Kombëtare të Krimit...

Rezultatet e frikshme nga niveli i nitratit në fruta dhe perimet që shiten në Tiranë

Aktualitet

Rezultatet e frikshme nga niveli i nitratit në fruta dhe perimet që shiten në Tiranë

Që nuk e dimë se çfarë hamë, kjo është pak por e sigurtë, ama me një testues të thjeshtë ushqimesh mund ta krijoni paksa idenë se çfarë po konsumoni. Nëse u...