Stabilizohet euro pas luhatjeve të forta

E Enjte, 14 June 2018 14:54

Kursi i kembimit duket se është stabilizuar gjatë ditës së sotme, pas luhatjve te forta në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer sot në kuotën e 126.11 lekëve, me një rënie të lehtë prej 0.04 pikësh nga dje.

Sipas eksprtëve të tregut euro po ekuilibrohet në tregun vendas, duke u këmbyer në nivelin real. Aktorët i argumenojnë luhatjet e forta me efektin psikologjik që dha deklarat e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë se do të ndërhynin në treg për të frenuar rënien e më tejshme të monedhës euro.

Ndërsa dollari amerika ka vijuar të zhvlerësohet më tej në tregun vendas. Një dollar është këmbyer sot sipas Bankës së Shqiërisë në nivelin e 106.7 lekëve, rreth 0.63 pikë më pak se një ditë më parë.

Ekspertet presin qe ardhjen e turistëve nga trevat me përfundimin e muajtin të Ramazanit, oferta në valutë do të rritet.

Ndërkohë edhe agjencitë e këmbimit valutor duken më të relaksuara duke qenë se kanë ngushtuar diferencën midis çmimit të blerjes dhe të shitjes së valutave, nga 1-2 lekë që ishte një ditë më parë, në pak se një lek sot.

Ekspertët shprehen se është ende herët për të folur për tendencën e këmbimit euro/lekë, duke qenë se mbetet për tu parë reagimi i tregut në javët në vijim.

Banka e Shqipërisë deklaroi më herët se do të ndërgyjë në treg duke tërhequr valutën e tepërt, por ende nuk dihet sa është shumë që do të tërheqë dhe kur do të kryhen këto operacione monetare.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rrëzohet palma dhe zë çiftin e bashkëshortëve poshtë, vdes burri

Globi

Rrëzohet palma dhe zë çiftin e bashkëshortëve poshtë, vdes burri

Rrëzimi i një peme ka rezultuar fatale për një çift në Selanik. Burrë dhe grua po punonin në kopshtin e oborrit të shtëpisë, kur një palmë aty u rrëzua duke...

Artan Fuga: Të shkarkohen nëpunësit e ministrisë në Bordet Administrative

Aktualitet

Artan Fuga: Të shkarkohen nëpunësit e ministrisë në Bordet Administrative

Akademiku dhe profesori Artan Fuga, një nga zërat që ka mbështetur që në krye të herës protestën e studentëve ka kërkuar shkarkimin e anëtarëve të Bordeve Administrative në universitetet shqiptare...

Teknikë ushtarake për të fjetur në dy minuta

Aktualitet

Teknikë ushtarake për të fjetur në dy minuta

Ndërsa disa njerëz arrijnë ti zejë gjumi sapo vënë kokën në jastëk, të tjerët përpëliten sa në një krah në krahun tjetër, duke luftuar me pagjumësinë. Nëse ju shtriheni në shtrat...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!