Qëlloi me armë në ajër, shijakasit i gjendet edhe drogë në banesë

E Enjte, 14 June 2018 17:34

Një 24-vjeçar nga Shijaku ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka qëlluar me armë në ajër, duke terrorizuar banorët e zonës.

Bëhet fjalë për të riun me inicialet E.B. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në banesën e tij u gjetën disa gëzhoja dhe 804 gr marijuanë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.06.2018, ka ardhur një telefonatë se një person qëllon me armë zjarri në ajër. Nga veprimet paraprake të kryera nga ana e policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.B., vjeç 24, banues në Shijak, pasi nga kontrolli i ushtruar në oborrin e banesës së tij u gjetën disa gëzhoja, si dhe nga kontrolli në banesë iu gjetën e bllokuan 804 gr. lëndë narkotike e llojit Marijuanë, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë dhe një thikë. Nenet 283/1, 278, 279 dhe 274 të Kodit Penal.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shkon në zyrë për të punuar, kryeministrja sjell në jetë vajzën e parë

Globi

Shkon në zyrë për të punuar, kryeministrja sjell në jetë vajzën e parë

Kryeministrja e  Zelandës së Re Jacinda Ardern ka lindur fëmijën e saj të parë, një vajzë që peshon 3.31 kg. Ardern është udhëheqësja e dytë në historinë modern që lind...

VIDEO/ Franca e mbyll pjesën e parë me fitore përballë Perusë

Sport

VIDEO/ Franca e mbyll pjesën e parë me fitore përballë Perusë

Është mbyllur pjesa e parë ndërmjet Francës dhe Perusë e vlefshme për Grupin C në Kupën e Botës. “Gjelat” po fitojnë me rezultatin 1-0 falë golit të Mbappe i cili nuk...

Kush është panelisti i preferuar i Blendi Fevziut?

Lifestyle

Kush është panelisti i preferuar i Blendi Fevziut?

Moderatori Blendi Fevziu me një video ‘live’ në studion e emisionit KafeIN në Intv ditën e sotme është pyetur për emisionin “Opinion” dhe se kush është panelisti i tij më...