VIDEO/ Qeni që ruan Vetting-un

E Enjte, 14 June 2018 20:28

Xhina e racës pastor është një nga qentë antieksploziv, detyra e të cilit është të kontrollojë çdo ambient ku kalojnë trupat e Vetting-ut të të dyja shkallëve si edhe 8 përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Për të ruajtur secilin prej tyre, ndonëse nuk dihet se nga kush, në Gardën e Republikës është ngritur Drejtoria e Vetting-ut që përbëhet nga një numër i madh gardistësh, që nga truproja deri tek siguruesit e objekteve. Përveç Xhinës, një tjetër verifikon nëse në sallë ka substanca helmuese.

Pak minuta përpara se të nisin seancat e vetting-ut, Drejtoria e Vetting-ut kryen kontrolle të rrepta jo vetëm në sallën ku mbahen seancat, por edhe aty ku kalojnë përfaqësuesit e trupave të vetting-ut. Çdo mëngjes vetting-u, Pallati i Kongreseve kontrollohet gjithandej për lëndë plasëse. Edhe automjetet e gjyqtarëve verifikohen. Por jo vetëm. Në skaner kalojnë gazetarët dhe kamerat e tyre.

Masa të tilla merren për çdo personalitet të lartë shtetëror. Askush nuk mund të thotë nëse kjo bëhet thjesht për procedurë apo vërtet ekziston frika se dikush nga njerëzit e drejtësisë nën vetting mund të jetë aq i rrezikshëm sikurse një terrorist apo vrasës. Top Channel

Video

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Këto janë 4 shenjat e horoskopit që dashurojnë përjetësisht

Lifestyle

Këto janë 4 shenjat e horoskopit që dashurojnë përjetësisht

Marrëdhëniet afatgjata dhe të qëndrueshme janë shumë të dëshiruara, por jo të gjithë janë të suksesshëm në këtë aspekt. Disa shenja të horoskopit janë krijuar thjesht për një histori dashurie...

Raporti britanik: Krimi shqiptar cënon sigurinë, kontrollojnë me dhunë trafikun e kokainës

Aktualitet

Raporti britanik: Krimi shqiptar cënon sigurinë, kontrollojnë me dhunë trafikun e kokainës

Kriminaliteti shqiptar po kthehet në një shqetësim serioz për sigurinë britanike. Në një artikull të publikuar këtë të hënë, “Daily Express” i referohet një raporti të Agjencisë Kombëtare të Krimit...

Rezultatet e frikshme nga niveli i nitratit në fruta dhe perimet që shiten në Tiranë

Aktualitet

Rezultatet e frikshme nga niveli i nitratit në fruta dhe perimet që shiten në Tiranë

Që nuk e dimë se çfarë hamë, kjo është pak por e sigurtë, ama me një testues të thjeshtë ushqimesh mund ta krijoni paksa idenë se çfarë po konsumoni. Nëse u...