EUROSTAT: Shqipëria, me infrastrukturën më të dobët nën rajon

Premte, 15 June 2018 12:00

Ballkani Perëndimor zotëron vetëm 8 për qind të rrjetit europian rrugor më 2016, teksa Shqipëria disponon shumë më pak se vendet e tjera në rajon, edhe pse me një territor afërsisht të njëjtë.

Eurostat publikoi statistikat e transportit në vendet e zgjerimit dhe gjesti se gjatësia e rrugëve dhe autostradave në Shqipëri në vitin 2016 ishte 4090 kilometër, teksa vendet e tjera të zgjerimit kanë shumë më tepër kilometra.

Mali i Zi që ka sipërfaqe më të vogël se Shqipëria numëron gati dyfishin e kilometrave, më shumë se 8600 sipas Institucionit Europian të Statistikës.

Maqedonia që gjithashtu ka një sipërfaqe territoriale të ngjashme më të atë Shqipërisë, por numëron mbi 14 mijë kilometra rrugë ose me shume se trefishin e Shqipërisë.

Vendet me sipërfaqe më të mëdha të tilla si Serbia dhe Turqia zotërojnë më shumë kilometra. Serbia numëroi më 2016 mbi 46 mijë kilometra rrugë dhe autostrada, ndërsa Turqia 242, 5 mijë kilometra. Vetëm Kosova numëron më pak kilometra rrugë se Shqipëria me vetëm 2000 në fund të vitit 2016.

Shqipëria në raport me vetveten ka dyfishuar numrin e kilometrave në raport më vitin 2006.

Vendet e zgjerimit kanë një rrjet të kombinuar rrugor që ishte rreth 8% e gjatësisë së rrjetit të 28 vendeve të BE, ndërsa gjatësia e kombinuar e autostradave në vendet e zgjerimit ishte e barabartë me 5% të gjatësisë së rrjetit të autostradës të BE-së.

Ndërmjet 2006 dhe 2016 rrjetet rrugore dhe autostradat u zgjeruan në të gjitha vendet e zgjerimit, përveç Turqisë.

Sipas të dhënave kombëtare edhe pse Shqipëria ka çuar borxhin publik në rreth 70 për qind të PBB për shkak të kredive që ka marrë për përmirësimet infrastrukturore, sërish ajo paraqitet me deficitet më të mëdha në këtë aspekt.

Teksa nevojat për përmirësim të mëtejshëm janë ende të mëdha, Shqipëria i ka të limituara burimet e financimit. Aktualisht qeveria shqiptare është duke testuar një instrument të ri financimi, nëpërmjet kontratave me Partneritet Publik -Privat. i pari është rruga e re e Dibrës, e cila do të ndërtohet me PPP nga kompania Gjoka Kontruksion.

Por Fondi Monetar Ndërkombëtar ka shprehur rezerva për mënyrën se si po angazhohen këto investime si në aspektin e përfitueshmërisë që kanë projektet dhe për rreziqet që krijojnë në stabilitetin fiskal të vendit.

road.png

 

Modifikuar më Premte, 15 June 2018 17:22

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Si e morën shqiptarët kontrollin e drogës në Britani!

Aktualitet

Si e morën shqiptarët kontrollin e drogës në Britani!

Mafia shqiptare ka marrë nën kontroll tregun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur “modelin Amazon”, sipas ekspertëve kriminalistikë atje. Ata marrin përfitimet maksimale duke ofruar produkte me cilësi të...

Burg për avokatët që dyshohet se morën 2 mijë euro

Aktualitet

Burg për avokatët që dyshohet se morën 2 mijë euro

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën “arrest me burg”, për avokatët Donata Lepenica dhe Yzeir Bala. Gjithashtu ka lënë me “arrest shtëpie”, avokatin Medi Naksi. Donata Lepenica kishte marrë para...

Shqipëria s’ka vetëm bregdetin, turizmin malor mrekulli më vete

Aktualitet

Shqipëria s’ka vetëm bregdetin, turizmin malor mrekulli më vete

T’i ndash pushimet në dy pjesë, është një zgjedhje e zgjuar! Unë e provova këtë vit, më shumë në formë eksperimentale, por që rezultoi e suksesshme. Pse e them këtë? Po...