Teatri është pronë e aktorëve, është histori kombëtare

Saturday, 16 June 2018 10:14

“Godina e teatrit kombëtar simbolizon materialisht dhe në përmasa reale historinë dhe trashëgimin e teatrit shqiptar që bashkë me gjuhën, median e shkruar, pra edhe teatri kanë mbajtur gjallë kombin gjatë shekullit të XX. Kush vendos dorën e vet shkatërrimtare mbi këtë ndërtesë është njësoj sikur ka vendosur minat te monumenti Nëna Shqipëri”. Ka qenë ky mesazhi i akdamikut dhe filozofit Artan Fuga në një postim në Facebook.

Postimi i plotë

Kush vë dorë mbi ndërtesën e teatrit kombëtar, njësoj si t'i ketë minat monumentit Nëna Shqipëri!

Godina e teatrit kombëtar simbolizon materialisht dhe në përmasa reale historinë dhe trashëgimin e teatrit shqiptar që bashkë me gjuhën, median e shkruar, pra edhe teatri kanë mbajtur gjallë kombin gjatë shekullit të XX.

Kush vendos dorën e vet shkatërrimtare mbi këtë ndërtesë është njësoj sikur ka vendosur minat te monumenti Nëna Shqipëri!

Pikë!

Kaq është! Do të ishte vërtet mbinjeri ai që do ta kishte këtë guxim.

Po të mos ishte kaq serioze do të kisha pasur qef të thërrisja :

Lëreni, a do të ketë ndokush mbifuqinë të vejë dorë mbi të? A ka një njeri të tillë Shqipëria?

Ata që e pranojnë shkatërrimin e ndërtesës janë ballabana!

Ajo godinë duhet restauruar deri te ëc e fundit.

A duhet një godinë e teatri?

Jo një, sepse ky është koncept tej e tej monist, por duhen disa ndërtesa teatrosh në Tiranë. Cdo rajon teatrin e vet.

Pra nuk ka lidhje ndërtimi i ndertesave të reja me shkatërrimin e shkallmimin e ndërtesës të teatrit të vjetër.

Ajo zonë duhet zhvilluar? Sigurisht!

Çfarë është zhvillimi? Të restaurosh një monument kulture, themel i kombit, apo të ndërtosh kulla dhe hedhur beton, hekur dhe qelq mbi asfalt?

Tulla e llaç?

Po.

Sepse historia e shkruar vetëm në materie ruhet. Dramat janë regjistruar në media, kurse fjalët e thëna në skenë nuk ekzistojnë më.

Aktorët bëjnë shumë mirë që rezistojnë. Por, edhe poqese aktorët bien dakord për ta prishur ndërtesën e teatrit, ata bëhen menjëherë ballabanë, dhe mbi të gjitha ata kanë të drejtë të thonë "jo" sepse po thanë "po" - kjo fjalë aprovuese nuk ka asnjë vlerë, sepse teatrin kanë detyrë ta mbrojnë, por nuk kanë të drejtë ta shesin!

Ndërtesa nuk është pronë e aktorëve, u është dhënë nga kombi për përdorim, ta ruajnë, zhvillojnë dhe mbrojnë!

Ai është i historisë kombëtare!

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Politikë

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Ditët e fundit Policia e Shtetit ka vënë në pranga bandën e Bajrajve, që ishte akuzuar shpesh nga opozita si një bandë kriminale që ka marrë kontrollin e Shkodrës dhe...

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Sport

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Në mbrëmjen gala të zhvilluar të hënën në Londër, Luka Modric ka mposhtur sërish Cristiano Ronaldon, duke u shpallur futbollisti i vitit edhe nga FIFA, ndërsa pak ditë më parë...

I thyejnë brinjët dhe këmbët, ja pse kunati dhe djemtë masakruan 55-vjeçaren

Aktualitet

I thyejnë brinjët dhe këmbët, ja pse kunati dhe djemtë masakruan 55-vjeçaren

Gruaja 55-vjecare qe u masakrua për motive pronësie nga kunati dhe dy djemtë e tij, ndodhet ne gjendje kritike. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Armathë të Qendrës...