Vonesat e fluturimeve, ja sa pasagjerë u kompesuan në 2018

E Enjte, 05 July 2018 13:26

Nëse avioni vonohet, apo më keq, fluturimi anulohet fare, keni një mundësi reale për të marrë kompensim.

Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) bëri të ditur në buletinin mujor të qershorit se përgjatë këtij viti ka ka patur një rritje të ndjeshme të numrit të kompensimeve që kompanitë u kanë bërë pasagjerëve, për shkak të vonesave  apo anulimeve të fluturimeve që nisen nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Nga shifrat zyrtare numri i pasagjerëve të  kompensuar  vetëm  në  muajin  Qershor  2018    shkon  në  60,  ndërsa  në  total  që  nga  muaji  Dhjetor  kap  shifrën  e  140  pasagjerëve. AAC-ja pret që kjo shifër të rritet akoma edhe më shumë pasi një numër i madh formularësh ankimimi janë në proces vlerësimi.

Në vitet e mëparshme kompensimi ishte zero.

Pak vonesa e anulime në qershor

AAC thekson se në  raportin  e  Performancës  për  muajin  Qershor  vihet  re  një  përmirësim  i  dukshëm  i  respektimit  të  orareve  të  nisjeve  nga  kompanitë  ajrore.  Në krahasim  me  muajt  e  mëparshëm  të  këtij  viti,   numri i fluturimeve të anulluara apo me vonesë ka  rënë  ndjeshëm,  ndërsa  një  pjesë  e  madhe  e  problemeve që janë shënuar në muajin Qershor, lidhen  kryesisht  me  problemet  e  motit  apo  me  grevat në Itali. Vonesat dhe anullimet në përqindje më  të  madhe  regjistrohen  me  Italinë.  Në  muajin  Maj regjistrohen 8 anullime fluturimi ndërsa në Qershor shifra shkon në vetëm 3, si pasojë e motit të keq.

Si u nda tregu në maj mes operatorëve

Referuar të dhënave zyrtare të ardhura  ë  Autoritetin  e  Aviacionit  Civil,  muaji  Maj  2018 karakterizohet nga një fluks në rritje i pasagjerëve  që  udhëtojnë  nëpërmjet  transportit  ajror.  Shifrat   referojnë një numër prej 220,117 pasagjerë të cilët  kanë udhëtuar gjatë kësaj periudhe (9669 pasagjerë kanë udhëtuar me linja çarter).

Kompania      ajrore      “Blue      Panorama”      është     mbizotëruese  në  treg  duke  mbuluar  fluksin  më të  madh  të  lëvizjes  së  pasagjerëve  për  muajin  Maj  2018, me një numër prej 43,129 pasagjerë ose 20% të  totalit.  Ndjekur  nga  “AlbaWings”  me  një  numër  prej 28,376 pasagjerë ose 13% ndaj Totalit, “Ernest s.p.a”  me  23,857  pasagjerë  ose  11%  të  Totalit  dhe  Alitalia  21,844  pasagjerë  ose  10%  të  totalit  mujor.  Capture 9

 

Nisur nga këto të dhëna Italia vazhdon të zotërojë përqindjen  më  të  madhe  të  tregut  të  transportit  ajror për muajin Maj 2018, duke zënë 54% të totalit, ndjekur nga Turqia me 10%. Nëse referuar shifrave do  të  analizonim  ecurinë  e  tregut  të  transportit  ajror në vendin tonë për muajin Maj të viteve 2016-2017-2018, vëmë re, se kemi një rritje të numrit të pasagjerëve  që  udhëtojnë  nëpërmjet  ajrit,  vit  pas  viti.

Trefishohen çarterat

Për  sa  i  përket  numrit  të  pasagjerëve  të fluturimeve çarter  për muajin Maj 2018 ka patur trefishim të fluturimeve, që në përqindje shkon në 204.92%, kjo si rredhojë e numrit të lartë të turistëve të huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë. /Monitor/

Capture 10

Modifikuar më E Enjte, 05 July 2018 13:33

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!