Zbulohet lidhja e ndërtuesit të kullave të Teatri me drogën e kapur në Spanjë

Premte, 06 July 2018 16:46

Deputeti demokrat Ervin Salianji, ka folur me tone të ashpra dje në Kuvend  ku sjellë para publikut disa fakte që lidhen me  kompaninë që do të ndërtojë Kullat tek Teatri Kombëtar. Sipas tij kompania dyshohet se ka lidhje të forta me trafikantët e drogës kjo për shkak se disa familjarë të ndërtuesit, janë të implikuar dhe të dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

“Rastësisht ose jo, mediat kanë raportuar që Sulejman Fusha, i afërm i “Fusha shpk”, të cilit sot po tentohet t’i jepet për ndërtim nga Rilindja, është i dënuar në Alicante të Spanjës për 56 kg heroinë.”

Salianji hedh dyshime se paratë e drogës për investohen në ndërtime sepse sipas tij edhe pse ka rënie të kreditimin nga banka kemi një boom zhvillimi në këtë sektor.

“Si ka mundësi, që ky zotëria Fusha këtu që merr ndërtimin, i dënuar për trafik ndërkombetar drogë?! Ministri i Brendshëm me vëllanë për trafik ndërkomëbtar drogë. Ish Ministri i Brendshëm me kushërinj dhe të afërm duke u hetuar për trafik ndërkombtar droge.” – pyet deputeti demokrat.

Modifikuar më Saturday, 07 July 2018 15:15

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja çfarë parashikojnë sinoptikanët për ketë javë

Aktualitet

Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja çfarë parashikojnë sinoptikanët për ketë javë

Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta vazhdojnë të mbizotërojnë në vendin tonë, ndërsa sipas parashikimit të sinoptikanëve të Meteoalb nesër do ketë reshje dhe vranësira kalimtare në zonat malore...

Tentoi të përdhunojë koleget, arrestohet shqiptari pervers në Itali

Aktualitet

Tentoi të përdhunojë koleget, arrestohet shqiptari pervers në Itali

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar 21-vjeçar, pasi ka tentuar të përdhunojë dy 18-vjeçare, kolege pune. Shqiptari, rezident në Pordenonte, ishte i punësuar sezonal në një hotel në Bibione, ashtu si...

Foto/ ‘Vendi është kthyer në vatër epidemie, taksat shkojnë në xhepat e rilindësve’

Politikë

Foto/ ‘Vendi është kthyer në vatër epidemie, taksat shkojnë në xhepat e rilindësve’

Deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi ka publikuar disa foto në “facebook” e tij nga fshati Bishqethëm në qytetin e Lushnjës ku duket se hedhja e plehrave është një vatër...