Rritet çmimi i gazit, trend me rritje nafta dhe benzina

Diel, 08 July 2018 17:27

Çmimi i gazit që përdoret për automjete ka shënuar një rritje me gati 10 për qind brenda pak ditësh. Në pikat e tregtimit me pakicë një litër gaz aktualisht shitet me 60 lekë për nga 55 lekë që ishte para pak ditësh.

Rritja me 10 për qind rëndon direkt konsumatorët që kanë automjete me gaz, të cilat veçanërisht në vitet e fundit kanë njohur një përdorim të gjerë. Për shkak se është forma më e lirë e karburantit, shumë shqiptarë po preferojnë të blejnë automjete me gaz në vend të karburanteve tradicionale si nafta apo benzina.

Por gazi nuk është produkti i vetëm që do të kushtojë më shtrenjtë. Tregtarët e karburanteve paralajmërojnë se rritje do të ketë edhe për çmimin e naftës edhe benzinës. Sipas tyre, shkaku i kësaj rritje është shtrenjtimi i naftës në bursë. Madje në disa pika me pakicë të kryeqytetit, çmimi është rritur sakaq me 3-4 lekë për litër.

Aktualisht një litër naftë në tregun vendas shitet me 180 lekë. Kjo e bën Shqipërinë vendin e 13-të me çmimin më të lartë të karburanteve në botë.

Pritet rritja e taksave

Qytetarët shqiptarë paguajnë aktualiusht 7 taksa mbi naftën, çka përbën thuajse një rekord botëror.

Në cdo litër naftë që shitet në treg, qeveria shqiptare mbledh 37 lekë akcizë, 27 lekë taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni dhe 7 deri në 10 lekë taksë rilicencimi.

Këtyre katër taksave që shkon në buxhet u shtohen dy taksa të tjera që paguhen për koncesionarët privatë. Ato janë taksa e markimit 1 lekë për litër dhe skanimi 1.4 lekë për litër. Në fund, pas këtyre 6 taksave paguhet edhe tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH), i cili është 20 për qind e çmimit final, ose rreth 30 lekë për litër. Kjo e çon barrën totale të taksave në një litër naftë 109.4 lekë për litër.

Por shumë shpejt qeveria do të vendosë një tjetër taksë mbi karburantet, që është ajo e koncesionit të pompave. Sipas një vendimi të qeverisë ky shërbim, që sot kryhet nga Drejtoria e Metrologjisë do të kalojë tek private dhe çdo stacion karburantesh do të paguajë 100 euro në vit për çdo pompë që ka. Kjo pritet të rrisë sërish koston e naftës dhe çmimin që paguajnë qytetarët shqiptarë duke e ngjitur Shqipërinë edhe më lart në renditjen botërore të vendeve që e blejnë naftën më shtrenjtë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it

Bota Shqiptare

Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, u shpreh optimist se Kosova nga nesër do të jetë anëtare e organizatës policore ndërkombëtare - INTERPOL. "Vota pro është...

LAJM I FUNDIT/ Kërkohet dorëheqja e deputetit të PS, fyeu fëmijët autikë

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Kërkohet dorëheqja e deputetit të PS, fyeu fëmijët autikë

Ndaj gjuhës fyese të deputetit socialist Alket Hyseni kundrejt autikëve ka reaguar edhe drejtuesja e fondacionit “Down Syndrome Albania” Emanuela Pepkola Zaimi e cila ka kërkuar dorëheqjen. “Alket Hyseni jepni dorëheqjen”...

5 vjet pa Sokol Olldashin, Basha status të veçantë

Politikë

5 vjet pa Sokol Olldashin, Basha status të veçantë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka përkujtuar ish-ministrin dhe deputetin demokrat Sokoll Olldashi në 5-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. kryetari i PD-së Lulzim Basha, e kujton përmes një mesazhi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!