Ditën që u zhduk, 34-vjeçari nga Laçi la takim në Nikël

Tuesday, 10 July 2018 11:00

Të tjera detaje zbulohen për zhdukjen e 34-vjeçarit nga Laçi. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se Keisi Elion Hysa kishte marrë një dyqan me qira në Nikël dhe në datën 5 korrik kishte lënë një takim me telefon me një person nga kjo zonë që kishte një mobileri.

34-vjeçari Hysa rezulton edhe me dy emra të tjerë, Elvis dhe Eli. Por pas ditës së takimit ai u zhduk pa gjurmë dhe familja nuk ka më asnjë informacion për të.

Pas denoncimit nga i ati për zhdukjen, Policia e Kurbinit ka nisur hetimet dhe ka kontaktuar me personin me të cilin Keisi Elion Hysa kishte lënë takim. Personi në fjalë ka pohuar se kishte lënë takim por  se 34-vjeçari nuk kishte ardhur dhe nuk ishin takuar.

Hysa sipas policisë, rezulton person i shpallur në kërkim pasi gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” me akuzën për vrasje dhe armëmbajtje pa leje për një ngjarje të ndodhur në Sarandë tre vite më parë. Ndërkaq familja ka ngritur dyshime se ai edhe mund të jetë vrarë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Studenti ia plas Ramës në fytyrë: E zbuluan teatrin që jemi të FRESH-it

Aktualitet

Studenti ia plas Ramës në fytyrë: E zbuluan teatrin që jemi të FRESH-it

Spektakli i shpifur i organizuar nga kryeministri dhe Alban Dudushi është diskredituar edhe live kur një nga studentët e pjesmarrës që ishin shitur nga organizatorët si protestues dhe që Rama...

U paraqit si studente, juristja e Ministrisë së Arsimit largohet nga emisioni

Aktualitet

U paraqit si studente, juristja e Ministrisë së Arsimit largohet nga emisioni

Një nga të ftuarat në studion e emisionit Dritare në News 24 ishte e prezantuar si studente, por në të vërtetë punon si juriste pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe...

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Aktualitet

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Shefja e departamentit të Letërsisë në Fakultetin Filologjik Lili Sula e ftuar në studion e "Ora News", tha se nuk e di se çfarë pret më shumë ministrja e Arsimit...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!