Gjirokastra e zhytur në histori, por duke u rrënuar

Tuesday, 10 July 2018 11:45

Shumë prej ndërtesave shekullore, të fortifikuara, të cilat i dhanë  qytetit jugor shqiptar të Gjirokastrës, një vend në listën prestigjioze të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2005 janë në rrezik të zhduken shkruan AFP.

Banesa e Lolomanit, ish-shtëpia e familjes me të njëjtin emër në periudhën osmane, kishte dikur një pamje mbresëlënëse në qytetin malor të Gjirokastrës në jug të Shqipërisë.

Tani shtëpia shtrihet në gërmadha, si dhjetëra të tjera në “Qytetin e Gurit”, të përcaktuar nga kështjella e saj, rrugët me kalldrëm të pjerrët dhe strukturat gëlqerore me ngjyrë të argjendtë me pamje të luginës së Drinos pranë kufirit me Greqinë.

Shumë prej ndërtesave shekullore, të fortifikuara, që i dhanë një vend prestigjioze në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s në vitin 2005, janë një atraksion turistik por janë në rrezik të zhduken.

Disa janë të braktisura ose nuk janë ruajtur për vite, të tjerat kanë pësuar ndryshime që kanë shkatërruar vlerën e tyre historike ose kanë shumë pronarë për të rënë dakord për punët e nevojshme ose janë thjesht shumë të varfër për të përballuar riparimet.

Edhe autoritetet në vendin ballkanik nuk kanë mjetet për t’i restauruar ata.

“Ndjej dhimbje për çdo gur, çdo mur që po dëmtohet”, tregon Nacaj, një piktor 58-vjeçar, i cili kujton rënien e shtëpisë Lolomani në dimër 2016.

Më poshtë, kulmi i shtëpisë së tij ka rënë.

“Kam frikë këtu, por nëna ime nuk dëshiron të largohet”, thotë ai.

Edhe nëse do të kishim para, nuk mund të bënim asgjë – pasi kushëriri i tij, i cili jeton në kryeqytet, dhe është bashkëpronar i shtëpisë, refuzon.

Nga 615 monumente në qendrën historike të qytetit “më shumë se gjysma u nënshtrohen ndërtimeve ilegale ose jashtë kontekstittë asaj qendre, ndërsa 169 janë në gjendje kritike ose në rrezik shëmbje”, paralajmëroi në fillim të këtij viti Europa Nostra, një federatë pan-europiane e OJQ-ve të trashëgimisë.

Një herë e një kohë

Pjesa më e madhe e ndërtesa datojnë që nga shekulli i 17 dhe i 18, ndërkohë që origjina e qytetit është më e hershme dhe muret e tj janë ndërtuar në shekullin e tretë.

Shkrimtari më i famshëm në Shqipëri, Ismail Kadare e përshkroi vendlindjen e tij si qyteti i pjerrët, i ndërtuar me këndin më të pjerrët se çdo qytet tjter në rruzullin tokësor.

Emigracioni masiv ka komplikuar fatin e ndërtesave, pasi Gjirokastra nuk ka qenë imune ndaj prirjes që ka prekur Shqipërinë.

Popullsia e qytetit ka rënë nga 34,000 në 2011 në më pak se 25,000, sipas Engjell Seriani, kreu i turizmit në Bashkinë e qytetit.

Shtëpitë e qytetit janë emëruar sipas pronarëve të tyre origjinalë, personaliteteve të Perandorisë Otomane si Lolomani, Karaulli, Fico, Zeko, Babameto, fuqia e të cilëve është matur me numrin e oxhaqeve në shtëpitë e tyre.

Sot, Sokol Karaulli, pasardhës i një prej këtyre familjeve fisnike, thotë se mënyra e tij e jetesës është shumë larg nga zhurma e pesë oxhaqeve të mëdha të shtëpisë së tij.

Një ish-ushtar, por ende pa dalë në pension, ai thotë se ata mbijetojnë vetëm në sajë të pagës së gruas së tij kuzhinier.

“Dita kur do të themi” Gjirokastra, ç’na ishte një herë” mund të jetë afër, paralajmëroi 60-vjeçari.

Karaulli ndërpreu rrymën elektrike në katin e parë dhe vendosi enë plastike, për të mbledhur ujin e rrjedhshëm që tashmë kishe zhbërë kornizën prej druri të shtëpisë së tij të shkatërruar.

Çdo ditë e më keq

Rreth pazarit të qytetit, fasadat janë në proces restaurimi, i cili llogaritet  rreth tre milionë euro (3.5 milion dollarë), të vendosura nga një shoqatë shqiptaro-amerikane dhe Banka Botërore.

Dyqane të vogla ofrojnë suvenire për turistët, 77.000 prej të cilëve vizituan kështjellën vitin e kaluar. Numri i tyre po rritet 10 deri 15 për qind çdo vit.

“Sidoqoftë Gjirokastra nuk është vetëm pazari dhe ato vende emblematike”, tha arkitektja Lejla Haxhiç, i OJQ-së Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB).

Diku tjetër, “situata … po përkeqësohet dita ditës”, tha ajo.

Në vitin 2014, OJQ-ja kishte paralajmëruar për “shkatërrimin e shpejtë” të rretheve historike të qytetit, ku ish-diktatori komunist shqiptar Enver Hoxha u rrit.

Nga 650 ndërtesat që mori në konsideratë CHwB: 40 ishin në gjendje shumë të keqe, 34 ishin vetëm rrënojat, ndërsa 15 ishin në prag të shembjes.

Tani, numri në gërmadha ka shkuar deri në 47, thotë ajo.

“Ka vetëm një Gjirokastër në të gjithë botën”

Sot rreth 80 shtëpi janë të pabanuara, duke rritur mundësinë që një çati e dëmtuar të ndikojë në strukturën prej druri të të gjithë banesës.

“Çdo ditë shoh diçka që është po shkon keq “, tha për AFP zëvendëskryetari i bashkisë Vangjel Muço.

Por me një buxhet të përgjithshëm prej 2.5-3 milion euro, komuna e tij nuk mund ta trajtojë këtë çështje siç duhet.

Ministrja shqiptare e Kulturës Mirela Kumbaro këmbëngul se qyteti “nuk është më në rrezik” dhe se qeveria e ka marrë këtë problem në dorë.

Që nga viti 2013 janë ndaluar ndryshimet strukturore në shtëpitë e Gjirokastrës.

Por CHwB beson se Gjirokastra mund të shpresojë për “jo më shumë se 10,000 euro” nga buxheti kombëtar.

Vetëm rinovimi i shtëpisë Babameto kushtoi 160,000 euro dhe financimi erdhi nga Suedia.

Përforcimi vetëm i të gjitha rrënojave do të kërkojë një shumë prej 1.2 milion euro, sipas Hadzic.

“Të gjithë aktorët që merren me trashëgiminë kulturore duhet ta marrin atë me seriozitet dhe të ndërhyjnë sa më shpejtë që të jetë e mundur, sepse ka vetëm një Gjirokastër në botë”, paralajmëroi ajo.(monitor)

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Studenti ia plas Ramës në fytyrë: E zbuluan teatrin që jemi të FRESH-it

Aktualitet

Studenti ia plas Ramës në fytyrë: E zbuluan teatrin që jemi të FRESH-it

Spektakli i shpifur i organizuar nga kryeministri dhe Alban Dudushi është diskredituar edhe live kur një nga studentët e pjesmarrës që ishin shitur nga organizatorët si protestues dhe që Rama...

U paraqit si studente, juristja e Ministrisë së Arsimit largohet nga emisioni

Aktualitet

U paraqit si studente, juristja e Ministrisë së Arsimit largohet nga emisioni

Një nga të ftuarat në studion e emisionit Dritare në News 24 ishte e prezantuar si studente, por në të vërtetë punon si juriste pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe...

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Aktualitet

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Shefja e departamentit të Letërsisë në Fakultetin Filologjik Lili Sula e ftuar në studion e "Ora News", tha se nuk e di se çfarë pret më shumë ministrja e Arsimit...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!