613 kg drogë e bllokuara në Durrës, sekuestrohen llogaritë bankare të dy kompanive

E Enjte, 12 July 2018 21:25

Policia ka sekuetruar llogaritë bankare të dyshuara kriminale të lidhura me grupin e kokainës së kapur në Durrës.

Vazhdimi i hetimeve për asetet me burim kriminal, pas operacionit “Last Snow” ku u sekuestruan 613 kg kokainë në Portin e Durrësit disa muaj më parë, Task Forca Speciale bëri sekuestrimin e llogarive bankare në emër dhe për llogari të subjekteve “Arbri Garden” shpk dhe “Ecoalmax” shpk.

Vlera totale e sekuestruar është rreth 38 mijë dollarë dhe mbi 10 milion lekë (të reja), që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal i shtetasve të ndaluar nga Policia.

Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, po vijon hetimet intensive për këtë grup të dyshuar që operonte në fushën e trafikimit të drogave të forta

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Veseli, optimist për vendimin e BE-së për vizat

Bota Shqiptare

Veseli, optimist për vendimin e BE-së për vizat

Komisioni Evropian pritet që më 18 korrik të dalë me rekomandim për liberalizimin e vizave për Kosovën. Lidhur me këtë çështje, kryeparlamentari Kadri Veseli është shprehur optimist se rekomandimi do...

Shokues, një grua hidhet nga kati i 8 i pallati, ja ku

Aktualitet

Shokues, një grua hidhet nga kati i 8 i pallati, ja ku

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, vetëm pak minuta më parë. Një grua është hedhur nga kati i 8 i një pallati. Deri tani nuk dihen motivet e ngjarjes...

Çmenduria/ Sa kushton një kokërr vezë në Dhërmi, ja fatura

Aktualitet

Çmenduria/ Sa kushton një kokërr vezë në Dhërmi, ja fatura

Jemi në kohën kur i çmenduri i ka çmendur të gjithë. I Çmenduri i Tiranës rrit taksat dhe tarifat sipas qejfit për t’u vjedhur me koncesionarët e vet dhe të...