Regjisori sqaron foton me Veliajn: Genc Fuga sh***ta e Rilindjes

Saturday, 14 July 2018 19:10

Regjisori Altin Basha në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News 24 ka folur për takimin me Kryebashkiakun Veliaj dhe krisjen që pati me grupin e tjetër të aktorëve për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Për sa i përket takimit me Veliaj, Basha shprehet se nuk ramë në një marrëveshje me Kryetarin e Bashkisë. Ai shprehet se ndihet i tradhëtuar nga disa artistë të cilët i janë kundërvënë.

“Është korrekte dhe e rëndësishme të thuhet se ne dolëm në media dhe nga takimi u tha ne ramë në marrëveshje me Veliajn. Në dëgjesën e dytë që bëri kryebashkiaku i Tiranës, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk mori pjesë. Nga kolegu Arben Derhemi më thuhet se duhet të bëjmë një takim me zotin Veliaj në sallën Gëte. Ne shkuam në takim për të mbrojtur ato tre pika për Teatrin dhe nuk kishte marrëveshje. Në deklaratën pas takimit me Erion Veliajn, Robert Budina tha se artistët janë përdorur. Ne shkuam në emër të aleancës atje. Nuk pati kundërshti. Unë i kam kërkuar Robert Budines të thotë se pse tha që artistët janë përdoruar. Ata kanë ndryshuar qëndrim dhe nuk e di.

Unë ndihem i tradhtuar nga disa artistë që më janë kundërvënë. Unë i kam ftuar grupin e aleancës që të vijnë për diskutime dhe nuk ka pasur asnjë reagim. Ata lejuan individë që të më akuzojnë mua se po dalim kundër kauzës së artistëve. Mua më ka kundërshtuar vetëm Neritan Liçaj, i cili ka thënë se godina mund të rikostruktohet. Ajo që është e rëndë është se disa media kanë mbajtur disa qëndrime të papranueshme”- tha Altin Basha.

Regjisori tha ndër të tjera se në aleancën për Mbrojtjen e Teatrit ka edhe individë politikë dhe sipas tij politika ka gisht në këtë çështje. Ai hodhi akuza në drejtim të aktorit Genc Fuga për të cilin tha se ka lidhje me Partinë Socialiste.

“Në aleancë bëjnë pjesë edhe individë politikë. Politika ka gisht dhe ka kolegë të ndikuar politikisht. Unë kam bërë thirrje që të mos përfshihet politika në këtë çështje. Një nga kërkesat tona ka qenë që të mos preket prona publike. Unë nuk i heq asnjë presje ato që kam thënë për kryeministrin dhe për ministren e Kulturës. Unë nuk pres nga politika të më dhurojë ndonjë status. Unë do t’i demontoj qëndrimet e mija. Genc Fuga është ‘shkërdhata e Rilindjes’”- tha Altin Basha.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it

Bota Shqiptare

Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, u shpreh optimist se Kosova nga nesër do të jetë anëtare e organizatës policore ndërkombëtare - INTERPOL. "Vota pro është...

LAJM I FUNDIT/ Kërkohet dorëheqja e deputetit të PS, fyeu fëmijët autikë

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Kërkohet dorëheqja e deputetit të PS, fyeu fëmijët autikë

Ndaj gjuhës fyese të deputetit socialist Alket Hyseni kundrejt autikëve ka reaguar edhe drejtuesja e fondacionit “Down Syndrome Albania” Emanuela Pepkola Zaimi e cila ka kërkuar dorëheqjen. “Alket Hyseni jepni dorëheqjen”...

5 vjet pa Sokol Olldashin, Basha status të veçantë

Politikë

5 vjet pa Sokol Olldashin, Basha status të veçantë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka përkujtuar ish-ministrin dhe deputetin demokrat Sokoll Olldashi në 5-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. kryetari i PD-së Lulzim Basha, e kujton përmes një mesazhi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!