Paralajmërimi i Doganave: Mos blini mallra të akcizës pa pullë fiskale

E mërkurë, 18 July 2018 06:56

Në një kohë kur jemi në kulmin e sezonit turistik dhe mundësia e abuzimit me çmimet dhe cilësinë e produklteve është shumë e madhe, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka paralajëmruar qytetarët që të mos blejnë mallra të akcizës, pa pulla fiskale.

Përmes një njoftimi për mediat, Doganat thonë, se qytetarët duhet të tregojnë kujdes ndaj tregtimit të paligjshëm të produkteve të akcizës, vecanërisht alkoli dhe duhani.
Blerja e këtyre produkteve pa pullën fiskale, shkakton dëm të drejtpërdrejtë në të ardhurat e buxhetit të shtetit, në ekonominë e vendit dhe është një rrezik potencial ndaj shëndetit të qytetarëve.
Nga ana tjetër, Doganat paralajmërojnë edhe bizneset, për shtim të kontrolleve në të gjitha subjektet, për blerjen dhe shitjen e këtyre produkteve pa pullë fiskale, pasi dëmtohet konsuamtori, buxheti i shtetit por edhe bizneset e ligjshme.
“Pikat e shitjes dhe konsumatorët në Shqipëri janë të rrezikuar nga kundërvajtës që tregtojnë pije alkoolike dhe produkte duhani të paligjshme ( pa pullë fiskale), madje edhe të falsifikuara. Produktet e pakontrolluara dhe të pamiratuara për tregtim përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve duke nisur nga origjina e tyre e panjohur, si dhe kushtet e prodhimit dhe të magazinimit jashtë standardeve të pranueshme” thuhet në njoftimin për shtyp.
Gjatë kontrolleve të vazhdueshme Administrata Doganore ka identifikuar shumë raste të tregtimit të paligjshëm të produkteve të duhanit dhe alkoolit dhe ka vepruar duke konfiskuar mallrat e dyshuar, si dhe duke penalizuar shitësit.
Në këtë situatë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave u bën thirrje tregtarëve të mbrojnë biznesin e tyre nga mashtrimi, duke u siguruar mbi besueshmërinë dhe ligjshmërinë e furnitorëve dhe furnizimeve të tyre. Një verifikim i kujdesshëm i jep mundësinë biznesit të ndershëm të kontribuojë në mbylljen e shtigjeve të përdorura nga rrjetet e organizuara të mashtrimit.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shqipëria kërkon një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-ës

Globi

Shqipëria kërkon një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-ës

Shqipëria synon të zërë një nga vendet si anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombëve të Bashkuara. Këtë e bëri të ditur sot ministri i Jashtëm shqiptar...

400 familje pa drita e ujë në Lezhë, ja arsyeja

Aktualitet

400 familje pa drita e ujë në Lezhë, ja arsyeja

Më shumë se 400 familje janë lënë pa energji elektrike dhe pa ujë të pijshëm në Lezhë. Shkak për këtë janë bërë dy transformatorë, të cilët  kanë marrë flakë në fshatrat...

Presidenti Trump mban fjalim në Kombet e Bashkuara, kritikon ashpër Iranin

Globi

Presidenti Trump mban fjalim në Kombet e Bashkuara, kritikon ashpër Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump, kritikoi ashpër Iranin në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara, duke ripërsëritur se vendimi i tij për t’u tërhequr nga marrëveshja ndërkombëtare për Iranin, ishte...