Sherri me thika në Vlorë, policia tregon të vërtetën (emra)

Premte, 20 July 2018 20:33

Pas sherrit me thika të ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës ka ardhur edhe reagimi i policisë ndonëse i vonuar.

Fillimisht u njoftua se ishte një sherr me thika mes disa të rinjve, por policia thotë se nuk ka pasur një të tillë.

Sipas policisë, personat janë plagosur nga xhamat e thyer të një dyqani.

Deklarata e Policisë së Vlorës:

Sqarojmë se, pranë Poliklinikës nuk ka patur konflikt me mjete të ftohta prerëse.

Konkretisht:

Më datë 20.07.2018, rreth orës 14:07, në lagjen ‘Hajro Çakërri’, pranë poliklinikës shtetasit E. G., 31 vjeç, E. G., 24 vjeç, banues në Zhupan, Fier (vëllezër), janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M. B., 27 vjeç, banues në Fier.

Shtetasit gjatë konfliktit nuk kanë përdorur mjete prerëse mbi njëri-tjetrin por kanë marrë dëmtime të lehta, si pasojë e disa xhamave të thyer në vendin ku janë konfliktuar.

Në përfundim të veprimeve hetimore, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për dy vëllezërit, shtetasit E. G., E. G., për veprën penale ‘Plagosje e lehtë me dashje’, parashikuar nga neni 89 e 25 të Kodit Penal.

Modifikuar më Premte, 20 July 2018 20:34

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ministri gjerman: Popujt e Ballkanit meritojnë ti bashkohen BE por kjo varet nga reformat

Politikë

Ministri gjerman: Popujt e Ballkanit meritojnë ti bashkohen BE por kjo varet nga reformat

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ekskluzivisht për DW : "Mbresëlënëse se sa entuziastë janë njerëzit e këtij rajoni për vlerat e unionit". Maas viziton Tiranën në kuadër të turit...

Ambasadori i ri i Katarit paraqet Letrat Kredenciale te Presidentit Meta

Politikë

Ambasadori i ri i Katarit paraqet Letrat Kredenciale te Presidentit Meta

Presidenti i Shqiperise Ilir Meta, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Shtetit të Katarit në vendin tonë, zotit Ali bin Hamad Al-Marri. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, si...

Përleshja me armë e reperave, dënohen Noizy dhe Cozman

Aktualitet

Përleshja me armë e reperave, dënohen Noizy dhe Cozman

Rigels Rajku i njohur si Noizy është dënuar me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur në qendër të Prishtinës. Në procesin gjyqësor i cili ka...