Mësoni sinjalet e endrrave për shëndetin tuaj

E mërkurë, 25 July 2018 07:24

Mungesa epidemike e ëndrrave është një tregues i disa problemeve shëndetësore të shkaktuara nga mungesa e gjumit.

Ky është konkluzioni i një studimi të vitit të fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org.
Sipas studimit, problemet në fjalë kanë lidhje me fazën REM (lëvizja e shpejtë e syve), gjatë së cilës njeriu ëndërron.
Rëndësia e Gjumit të thellë
Në këtë fazë, sytë lëvizin me shpejtësi të madhe, ndërkohë që i gjithë trupi futet në një hapësirë relaksi dhe qetësie që e pengon të lëvizë.
Kjo fazë e gjumit është e rëndësishme dhe jo vetëm për ëndrrat. Gjatë saj, truri dhe trupi rimëkëmben nga problemet e ditës dhe bëhen gati për një performancë optimale të nesërmen.
Ëndrrat pengohen nga një sërë faktorësh siç mund të jetë alkoli. Alkoli mund t’ju vëjë në gjumë, por do t’ju dalë shpejt pak orë më vonë. Në këtë mënyrë, trupi dhe truri kapërcejnë fazën REM. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, faza REM mund të ndërpritet edhe me konsumin e një gote verë.
Të njëjtin efekt kanë medikamentet kundër depresionit, sëmundjeve të zemrës, Parkinsonit dhe dhimbjeve të përgjithshme.
Problemet që lindin nga mungesa e gjumit dhe endrrave
Mungesa e gjumit të thellë nxit shtimin në peshë. Sipas të dhënave te AgroWeb.org, pagjumësia shkakton vështirësi në përqendrim, nervozizëm, ankth, iluzione dhe haluçinacione.
Ekspertët thonë se mbipesha, sëmundjet kardiovaskulare dhe humbja e kujtesës janë të lidhura fort me mungesën e ëndrrave dhe gjumit të mirë.
Studime të tjera mbi këtë çështje thonë se mungesa e ëndrrave dhe gjumit të thellë nxit reagime inflamatore të ndryshme.  Ekspertët thonë se zgjidhja qëndron në mos konsumimin e substancave të ndryshme para fjetjes, gjumit të mjaftueshëm, ekspozimit të pakët gjatë dritës në mbrëmje dhe mundësisht heqjes së alarmit.  Sipas tyre, melatonina është një substancë e rekomandueshme për optimizimin e gjumit dhe ëndrrave, sigurisht pas konsultës me mjekun./AgroWeb.org

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pompeo prezanton shefin e “Grupit të Veprimit ndaj Iranit”

Globi

Pompeo prezanton shefin e “Grupit të Veprimit ndaj Iranit”

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo emëroi sot këshilltarin e lartë të politikës, Brian Hook, si përfaqësues special për Iranin. Ky veprim erdhi pasi administrata Trump është përgatitur për...

Vëllai i Leo Messit dënohet me dy vite e gjysëm burg, por ...

Sport

Vëllai i Leo Messit dënohet me dy vite e gjysëm burg, por ...

Matias Messi, vëllai i madh i yllit të Barcelonës dhe të Argjentinës, Lionel Messi, është dënuar për posedim të paligjshëm të armës së zjarrit. Messi ka marrë një dënim me burg...

Çfarë pe në fillim? Mund të zbulojë shumë për ju

Lifestyle

Çfarë pe në fillim? Mund të zbulojë shumë për ju

Hidhini një sy fotos, ajo që do shikoni në fillim zbulon diçka për ju VajzëNëse je një grua dhe ke parë imazhin e vajzës në fillim, atëherë je gati për gjëra...