“Grabis karburante se kam 2 fëmijë për të rritur”, rrëfimi i Anës nga Fieri

Premte, 27 July 2018 10:39

“Unë isha ideatorja e grabitjes së karburanteve...."

"Kërkoj falje, por isha e detyruar pasi jam nënë e dy fëmijëve, të cilët po i rris e vetme. Nuk kisha asnjë mundësi punësimi, ndaj isha e detyruar të tentoja grabitjen pasi fëmijët kanë nevoja ekonomike”, kështu është shprehur dje në Gjykatën e Fierit 31- vjeçarja Anna Malaj. 

Ajo bashkë me kushëririn e saj, Emiljano Grëmbi, u paraqitën në Gjykatë në orët e paradites dhe pranuan të dy krimin.

Në fund të seancës gjyqësore, trupi gjykues vendosi masën e arrestit me burg, me akuzën “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”, e mbetur në tentativë.

PROVAT 

Të dy kushërinjtë janë sjellë njëri pas tjetrit në Gjykatë me pranga në duar. Teksa 22-vjeçari nxitoi të futej në Gjykatë pa iu hedhur sytë kamerave, kushërira e tij, Anna, nuk ka ngurruar t’u tregojë gishtin e mesit gazetarëve, një shenjë kjo me sa duket proteste për praninë e tyre aty. Masa e arrestit për të dy autorët e dyshuar u dha në të njëjtën seancë. Prokurori i çështjes ka lexuar materialin, duke shpjeguar të gjitha lëvizjet dhe argumentuar provat ndaj të rinjve, Anna Malaj dhe Emiljano Grëmbi, çka i ka vënë ata me shpatulla pas murit dhe i ka detyruar të pranojnë gjithçka. Pasi u njohën me provat e pakundërshtueshme që dispononte organi i akuzës, pranuan se kanë qenë ata autorët e grabitjes së datës 2 korrik dhe dy tentativave të tjera.

DESHMITE

E para që ka folur ka qenë Anna, e cila ishte edhe ideatorja e vjedhjeve. Ajo është shprehur se ka dy fëmijë të mitur, 13 dhe 14-vjeçarë, për të cilët nuk ka pasur asnjë mundësi t’i ushqente.

Sipas saj, fëmijët i ka nga bashkëjetesa në Greqi. Aktualisht, vajza e madhe, 14-vjeçe, jeton me prindërit e saj në Greqi. Ndërsa djali 13-vjeç jetonte me të në banesën e prindërve të saj në Mallakastër.

Anna kërkoi falje në Gjykatë, duke pretenduar se krimin e kishte kryer nga nevoja ekonomike dhe kërkoi mëshirë që ta lironin pasi nuk kishte kush të kujdesej për të miturit e saj.

“E pranoj që e kam bërë këtë veprim dhe jam penduar. Kërkoj falje. E bëra sepse fëmijët kanë nevoja ekonomike dhe unë nuk kam asnjë mundësi t’i mbaj pasi jam nënë e vetme”, ka thënë ajo para trupit gjykues./panorama

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Aktualitet

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Mes 11 personave të arrestuar si pjesë e grupit kriminal "Bajri", është edhe shtetasi Armir Grima, trajner i kombëtares së futbollit për femra i cili gjatë karrierës së tij sportive...

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Aktualitet

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Ada është një vajzë 23-vjeçare nga Berati, e cila pasi përfundoi studimet e larta vendosi që të qëndrojë në Tiranë për t’u punësuar.Por, në ambientet punëdhënëse që ajo ka frekuentuar...

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Aktualitet

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e Tiranës se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve në nënstacionin Selitës. OSHEE bën me dije se...