Rritet çmimi i ujit – 4 ujësjellësa aplikojnë për ndryshim tarifash, ERRU nis procedurat

Hënë, 30 July 2018 12:50

Pas rritjes në Tiranë, Durrës dhe Korçë, Enti Rregullator i Ujit ka nisur procedurat për rritjen e tarifave të ujit edhe në 5 qytete të tjerë. Janë shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve në Gjirokastër, Librazhd, Berat-Kuçovë dhe Poliçan që kanë kërkuar rritje të çmimeve, jo vetëm për ujin e pijshëm, por edhe për ujërat e ndotura. Enti, nuk ka publikuar nivelin e tarifave të kërkuara, por sipas këtij dikasteri kërkesa bazohet në vlerësimin e situatës ekonomike-financiare dhe nevojën për përmirësimin e saj pas riorganizimit sipas reformës administrativo-territoriale.

Aktualisht në Berat e Kuçovë tarifa e ujit të pijshëm për abonentët familjarë është 48 lekë/m3, në Gjirokastër 43 lekë/m3, në Librazhd 38 lekë/m3, ndërsa në Poliçan 37 lekë/ m3. Ndërkohë që, referuar Raportit të Performancës për vitin 2017, shoqëritë e mësipërme shfaqin një situatë pozitive në drejtim të mbulimit të kostove të operimit dhe mirëmbajtjes. Ujësjellësi Berat-Kuçovë i mbulon këto kosto në masën 131%, Librazhdi në masën 115%, Gjirokastra në masën 104%, ndërsa më dobët paraqitet vetëm Poliçani me 61% të mbulimit të kostove.

Sipas Entit Regullator të Ujit ndryshimi i tarifave luan një rol të rëndësishëm në nivelin e të ardhurave të shoqërisë dhe për rrjedhojë edhe në mbulimin e kostove. Megjithatë, sipas këtij dikasteri përmirësimi i situatës financiare të shoqërive UK duhet të vijë jo vetëm nga rritja e tarifave, por edhe nga një manaxhim i mirë i burimeve teknike e financiare.

Në vazhdën e reformës në këtë sektor të rëndësishëm, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve ka nënshkruar me shoqëritë e ujësjellësve kontratat e performancës, ndërkohë që në bazë të rezultateve që do të vlerësohen në fund të vitit do të përcaktohet edhe financimi që do u bëhet këtyre shoqërive nga buxheti i shtetit. Sipas raportit të fundit të performancës rezulton se nga 58 shoqëri të licencuara, 37 subvencionohen nga shteti.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Përse duhet mbështetur një kauz e drejtë, lexoni pastorin gjerman

Aktualitet

Përse duhet mbështetur një kauz e drejtë, lexoni pastorin gjerman

Përse duhet mbështetur një protestë e një kauze të drejtë? Lexoni “ They first came...” të pastorit gjerman Martin Niemöller. Ne fillim erdhen... -Ne filim erdhen per komunistetUne nuk fola se nuk...

VIDEO/ Tifozët shqiptarë zbresin në fushë

Sport

VIDEO/ Tifozët shqiptarë zbresin në fushë

Më shumë se goli, tifozët shqiptarë i ka gëzuar prania e yllit të Realit, futbollistit të Uellsit Gareth Bale. Pak çaste pas përfundimit të ndeshjes një situatë e pazakontë është...

600 policë italianë për 8 vila të paligjshme të mafias

Globi

600 policë italianë për 8 vila të paligjshme të mafias

Policia italiane konfiskoi tetë vila të ndërtuara në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e mafias në zonën e Romës. Plot 600 agjentë policie u angazhuan për këtë mision, kundër një klani...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!