Dosja e Ishmit/ Prokuroria dërgon në gjykatë 8 të akuzuarit për falsifikim dokumentesh

Hënë, 30 July 2018 17:53

Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet për abuzimin me pronat në Ishëm dhe Gjirin e Lalëzit dhe dërgon për gjykim 8 persona, 7 prej të cilëve akuzohen për falsifikim të dokumenteve.

Katër nga të pandehurit janë Sulejman Ibrahimi, ish- Kryetar i Komunës Ishëm, Ornela Shëmlikaj me detyrë sekretare arshive, Enver Shima, me detyrë ish- përgjegjës i zyrës së Bujqësisë dhe Shpresa Merdita, me detyrë ish- punonjëse e zyrës së Urbanistikës Ishëm.

Hetimet ndaj katër ish-zyrtarëve të Ishmit erdhën kanë nisur në vitin 2015 për dhënie me qira të fondit pyjor dhe tokave në bregdetin e Gjirit të Lalzit, gjatë hapësirës publike gjatë viteve 2013-2015.

1. Sulejman Ibrahimi, datëlindja 01.04.1968, lindur dhe banues në Durrës, i padënuar më parë, i hetuar me masë sigurimi “Arrest në Burg” (vendimi nr. 43, datë 08.02.2018.

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) e kryer në bashkëpunim (rastet I. a,b,c,d), “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007) (rastet II. a,b,c) dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 186 pgr.3 – 25 x 4, 248 x 3 dhe 259 – 25 të Kodit Penal.

2. Shpresa Merdita,datëlindja 20.04.1970, lindur dhe banues Durrës, e hetuar me masë sigurimi “Arrest në shtëpi” (vendimi nr. 44, datë 08.02.2018, zëvendësuar me vendimin nr. 44/2, datë 03.04.2018 lënë në fuqi me vendimin nr. 104/10-2018-1110, datë 31.05.2018 të Gjykatës së Apelit Durrës.

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) e kryer në bashkëpunim (Rruzhdi Alla) “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 186 pgr. 3 – 25, 186 pgr. 2 dhe 259 – 25 të Kodit Penal.

3. Ornela Shëmlikaj, datëlindja 18.03.1994, lindur dhe banues në Ishëm Durrës, e hetuar me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” (vendimi nr. 44/1, datë 10.02.2018).

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007)  parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

4. Enver Shima,datëlindja 05.05.1950, lindur dhe banues në Kuraten, Ishëm Durrës, i padënuar më parë, i hetuar me masë sigurimi “Arrest në Burg” (vendimi nr. 45, datë 08.02.2018 zëvendësuar me masën “Arrest në shtëpi” vendimi nr. 10-2018-408, datë 22.02.2018 të Gjykatës së Apelit Durrës.

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” (Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 pgr.3 – 25 x 4 të Kodit Penal.

5. Fadil Hoxha,datëlindja 01.07.1968, lindur në  Ishëm, Durrës, dhe banues në Tiranë, i padënuar më parë, i hetuar me pa masë sigurimi.

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” (Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) nëpërmjet vënies në qarkullim më shumë se njëherë,  parashikuar nga neni 186 pgr.2 të Kodit Penal.

6. Bujar Barushi,datëlindja 28.10.1961, lindur dhe banues në Ishëm, Durrës, i padënuar më parë, i hetuar në mungesë dhe pa masë sigurimi.

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) nëpërmjet vënies në qarkullim,  parashikuar nga neni 186 pgr.1 të Kodit Penal.

7. Gjergji Çerri,datëlindja 10.02.1952, lindur dhe banues në Bizë, Durrës, i padënuar më parë, i hetuar me pa masë sigurimi.

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) nëpërmjet vënies në qarkullim,  parashikuar nga neni 186 pgr.1 të Kodit Penal.

8. Rruzhdi Alla, datëlindja 10.06.1953, lindur dhe në Bizë, Ishëm dhe banuës në Durrës, i padënuar më parë, i hetuar me pa masë sigurimi.

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) nëpërmjet vënies në qarkullim,  parashikuar nga neni 143 pgr. 1 dhe 186 pgr.1 të Kodit Penal.

Faktet për të cilën janë akuzuar të pandehurit, kanë të bëjnë me…

Katër raste për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” (Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 pgr. 3 – 25 të Kodit Penal.

–              shtetasi Bujar Barushi, ka fituar një sipërfaqe toke prej 3586 m2, e ndodhur në fshatin Gjuriçaj.

–              shtetasi Fadil Hoxha ka përfituar një sipërfaqe toke prej 5200 m2.

–              shtetasi Gjergj Çerri, ka përfituar një sipërfaqe tokë arë prej 2000 m2, e ndodhur në fshatin Bizë.

–              shtetasi Rruzhdi Alla, ka përfituar një sipërfaqe tokë arë prej 5800 m2, e ndodhur në fshatin Bizë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ndalohen 50 emigrantë në Korçë, ka gra dhe fëmijë

Aktualitet

Ndalohen 50 emigrantë në Korçë, ka gra dhe fëmijë

Në Kapshticë janë kapur 50 emigrantë të paligjshëm. Nga burimet e policisë mësohet se refugjatët të cilët janë sirianë, palestinezë dhe iranianë u kapën në qytetin e Bilishtit dhe në...

23 të arrestuar për trafik droge, ka edhe shqiptarë

Aktualitet

23 të arrestuar për trafik droge, ka edhe shqiptarë

Policia greke ka asgjësuar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës. Në pranga janë vënë 23 persona, 10 grekë dhe 13 të huaj, mes tyre shumica shqiptarë. Rrjeti vepronte në Zakynthos...

Kreu i opozitës ruse mbetet në burg

Globi

Kreu i opozitës ruse mbetet në burg

U lirua nga burgu, por lirinë nuk mundi ta gëzonte më shumë se disa minuta. Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalni, u burgos menjëherë pasi u lirua nga burgu ku...