Kur nis viti i ri akademik në Shqipëri, zbardhet vendimi

E mërkurë, 01 August 2018 09:54

Ndërkohë që sapo ka nisur gara për ata që do të hyjnë për herë të parë në auditorë, Ministria e Arsimit ka caktuar datën e fillimit të vitit të ri akademik 2018-2019.

“Panorama” zbardh urdhrin e firmosur nga ministrja Lindita Nikolla, i cili parashikon që universitetet të startojnë në mesin e muajit tetor.

Në të parashikohet dhe periudha e pushimeve, më pak se dy javë, që do të nisin një ditë përpara Krishtlindjeve e deri më 4 janar. “Viti akademik 2018-2019 në institucionet e arsimit të lartë, të fillojë në datën 15 tetor 2018 dhe të përfundojë në datën 30 shtator 2019.

Periudha 24 dhjetor 2018 deri në 4 janar 2019, të jetë periudhë pushimesh për studentët”, thuhet në urdhrin e ministrisë. Ndërkohë, deri atëherë është menduar në fakultete të ketë përfunduar regjistrimi në tre raundet.

“Institucionet publike të arsimit të lartë, në përfundim të regjistrimit të kandidatëve fitues, të dërgojnë në të gjitha ndërmarrjet “trajtimi i studentëve” sh.a listën e studentëve të regjistruar, sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse”.

Kandidatët e sivjetmë kanë katër ditë kohë për të aplikuar, ndërsa universitetet do të duhet të përzgjedhin më të mirët deri në datën 29 gusht, kur shpallet lista zyrtare e raundit të parë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

LAJM I FUNDIT/ Plumb në kokë adoleshentit, në gjendje të rëndë në spital

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Plumb në kokë adoleshentit, në gjendje të rëndë në spital

Një plagosje me armë zjarri mësohet se ka ndodhur në qytetin e Peqinit. Report Tv ka mësuar se një adoleshent i moshës 15-vjecare është plagosur me një plumb në kokë...

"Gruevski"/ Vjen reagimi i parë i Maqedonisë kundër Hungarisë

Bota Shqiptare

"Gruevski"/ Vjen reagimi i parë i Maqedonisë kundër Hungarisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë i ka dorëzuar Hungarisë notë proteste lidhur me ikjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe me kërkesën së tij për azil në Hungari. Sot në...

Gjykata e Lartë kthehet në depo me 30 mijë dosje që presin të shqyrtohen

Aktualitet

Gjykata e Lartë kthehet në depo me 30 mijë dosje që presin të shqyrtohen

Ndërtesa e Gjykatës së Lartë është kthyer në një depo dosjesh që nuk dihet se kur do shqyrtohen. Janë 30 mijë dosje pezull të vendosura në salla, korridore dhe zyrat...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!