• Video/ Vodhi 2kg flori në një argjendari në Durrës, arrestohet 22 vjeçari

Saturday, 04 August 2018 10:08

Një 22 vjeçar nga Tirana me inicialet R.H, 22 vjeç, është arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohet për vjedhjen e 2kg flori në një argjendari atje, me vlerë 5.6 milionë lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja me dhunë " në bashkëpunim parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.

Ndërkohë po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër.

Njoftimi i policisë:

  • Durrës

Finalizohet me sukses operacioni i koduar 
"Argjendaria " .

Operacioni me metoda speciale të hetimit.

Vihet në pranga autori nga Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës autori i dyshuar i vjedhjes me dhunë të një argjendarie në bulevard kryesor, në vlerën rreth 5.6 milionë lekë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës pas një pune hetimore të specializuar dhe bazuar në prova shkencore kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes së argjendarisë në bulevard më datë 18.04.2018.

Forcat Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë finalizuar operacionin e koduar" Argjendaria", operacion i ndjekur me metoda speciale ku në një zonë të Tiranës kanë kapur dhe ndaluar autorin e dyshuar, shtetasin:

  • • R. H, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Uniformat blu kanë ekzekutuar masën e sigurisë "Arrest me burg" të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës , Vendim Nr.216, datë 20.06.2018 në ngarkim të shtetasit R.H., i cili në bashkëpunim me një shtetas tjetër ( vijon puna për identifikimin e plotë të tij), në lagjen Nr.4 kanë vjedhur me dhunë një argjendari ku kanë marrë rreth 2 kg flori me vlerë rreth 5.6 milionë lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja me dhunë " në bashkëpunim parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.

 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Trajneri i Torpedos: Kukësi ankohet kot, edhe dy lojtarë tanët nuk morën viza

Sport

Trajneri i Torpedos: Kukësi ankohet kot, edhe dy lojtarë tanët nuk morën viza

Kukësi u ankua për mënyrën se si gjeorgjianët e Torpedo Kutaisit i pritën gjatë takimit të javës së kaluar, ndërsa vunë theksin edhe te mospajisja me vizë e dy futbollistëve...

Sjellja misterioze e satelitit rus ngre alarm në SHBA

Globi

Sjellja misterioze e satelitit rus ngre alarm në SHBA

Një satelit misterioz rus që shfaq "sjellje shumë anormale" ka ngritur alarm në SHBA, sipas një zyrtari të Departamentit të Shtetit. "Ne nuk e dimë me siguri se çfarë është dhe...

Shpërthim i fortë dhe zjarr në një metro të Moskë

Globi

Shpërthim i fortë dhe zjarr në një metro të Moskë

Një zhurmë e fuqishme e pasuar nga një zjarr, shkaktoi vonesa në metronë e Moskës të mërkurën, ndërsa incidenti u filmua nga pasagjerët e metrosë. Incidenti ndodhi në stacionin Avtozavodskaya në...