14 mijë shqiptarë janë bllokuar nga një rrugë në Kukës

E mërkurë, 08 August 2018 20:00

Segmenti prej 27 kilometrash që lidh Shishtavecin me Kukësin nuk është përfshirë në tenderin për mirëmbajtje dimërore.

Koordinatori i Përgjithshëm i Institucionit të Prefektit, thotë, se tenderimi dhe shpallja e fituesit për mirëmbajtjen e rrugës është bërë vetëm për segmentin e parë prej 11 kilometrash nga Kukësi deri në Urën e Zapodit.

Ndërtimi i rrugës së Shishtavecit ka kushtuar 28 milion dollarë, por që aktualisht ka mbetur në mëshirë të fatit. Në të gjithë gjatësinë e saj ka rrëshqitje të dherave e të shkëmbinjve, duke shkaktuar bllokim të herëpashershëm të këtij aksi nacional.

Në shumë pjesë të rrugës që nuk është tenderuar, ka dëmtim dhe çarje të asfaltit. Rruga Kukës-Shishtavec, deri në vitin 2015, ka qenë në inventarin e rrugëve kombëtare, por për shkak të financimit ajo i kaloi njësive vendore.

Bashkia e Kukësit është tërësisht e pafuqishme financiarisht për të bërë të mundur mirëmbajtjen, ndërkohë që vijon të ngulmojë në kërkesën që me një vendim të posaçëm ky aks ti kalojë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Rruga Kukës-Shishtavec është 38 kilometra e gjatë dhe u shërben rreth 14 mijë banorëve të 19 fshatrave të Njësive Administrative Zapod, Topojan e Shishtavec./tch

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Në buzë të greminës - Kriza e socialdemokratëve në Gjermani

Globi

Në buzë të greminës - Kriza e socialdemokratëve në Gjermani

As 10% e votuesve gjermanë nuk ia japin më votën Partisë Socialdemokrate, SPD. Goditje rrënuese për partinë më të vjetër gjermane në Bavari. Kryetarja e saj, Andrea Nahles duket e...

Sekreti i fshatit me meshkujt më të fuqishëm në botë

Lifestyle

Sekreti i fshatit me meshkujt më të fuqishëm në botë

Fshati Asola-Fatehpur Beri cilësohet si vendi më i fortë në Indi, kjo për shkak të dashurisë së banorëve për ushtrimet fizike. Për shumë breza, meshkujt mbajnë nga dy orë stërvitje...

Gjermani: Të mos e harrosh kurrë diktaturën

Globi

Gjermani: Të mos e harrosh kurrë diktaturën

Fondacioni për Përballjen me Diktaturën komuniste në Republikën Demokratike Gjermane, RDGJ mbush 20 vjet nga themelimi i tij të mërkurën (17.10). Një vështrim 360 gradë drejt RDGJ-së, por edhe Europës...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!