Burri i la mesazh gruas tropojane para se ta vriste bashkë me vajzën

E mërkurë, 08 August 2018 20:37

Zbardhen detaje nga krimi i rëndë në familje i ndodhur mbrëmjen e kaluar në Gjakovë. Pjetër Ndrecaj ekzekutoi me armë zjarri kallashnikov bashkëshorten e tij Valbona Marku Ndrecaj dhe vajzën 9-vjeçe. Ngjarja ndodhi pas konflikteve të vazhdueshme mes tyre.

Çifti kishte 16 vjet martesë por pas një konflikti janë ndarë, ndonëse nuk ishin divorcuar ligjërisht. Çifti kishte pesë fëmijë. Tre nga të cilët jetonin me Valbonën e dy të tjerë jetonin me babanë e tyre, Pjetrin. Nipi i të ndjerës tha se Pjetër Ndrecaj kishte shkuar dje gjatë ditës për ta takuar Valbonën me qëllim të rregullimit të raporteve. Por nga aty Pjetri është larguar për t’u kthyer më vonë me një armë zjarri.

Por para se të shkonte në shtëpinë e viktimës, i dyshuari i kishte dërguar asaj në telefon një mesazh me përmbajtje kërcënuese.

“Tani të pret një dhuratë e bukur ty dhe lalushit do t’i dhembë zemra”.

Ndërkohë, prokuroria e Kosovës në aktaktuzën prej katër faqesh ka specifikuar se konfliktet brenda çiftit kanë nisur që në maj të këtij viti pas një sherri për pesë euro. Shkak ka qenë dhuna e ushtruar nga Ndreca ndaj një prej djemve të tij pasi kishte gjetur në rrugë pesë euro. I mituri ka qenë i shoqëruar me nipin e Ndrecës i cili nga ana tjetër ka pretenduar se i ka gjetur ai paratë.

Pjetër Ndrecaj ushtron dhunë ndaj djalit të tij, ndërsa bashkëshortja, me instinktin e nënës ka reaguar në mbrojtje të të birit. Por i kërkuari nga policia dhunon edhe gruan e tij, e cila më pas e padit në polici. Nga këtu zë fill edhe dinamika e krimit që tronditi Gjakovën mbrëmjen e kaluar, ku humbi jetën Valbona Marku me origjinë nga Tropoja dhe vajza e saj 9-vjeçe.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Trajneri i Torpedos: Kukësi ankohet kot, edhe dy lojtarë tanët nuk morën viza

Sport

Trajneri i Torpedos: Kukësi ankohet kot, edhe dy lojtarë tanët nuk morën viza

Kukësi u ankua për mënyrën se si gjeorgjianët e Torpedo Kutaisit i pritën gjatë takimit të javës së kaluar, ndërsa vunë theksin edhe te mospajisja me vizë e dy futbollistëve...

Sjellja misterioze e satelitit rus ngre alarm në SHBA

Globi

Sjellja misterioze e satelitit rus ngre alarm në SHBA

Një satelit misterioz rus që shfaq "sjellje shumë anormale" ka ngritur alarm në SHBA, sipas një zyrtari të Departamentit të Shtetit. "Ne nuk e dimë me siguri se çfarë është dhe...

Shpërthim i fortë dhe zjarr në një metro të Moskë

Globi

Shpërthim i fortë dhe zjarr në një metro të Moskë

Një zhurmë e fuqishme e pasuar nga një zjarr, shkaktoi vonesa në metronë e Moskës të mërkurën, ndërsa incidenti u filmua nga pasagjerët e metrosë. Incidenti ndodhi në stacionin Avtozavodskaya në...