FOTOT/Ne Librazhd mrekullitë e natyrës shkatërrohen nga fadromat e drogës!

Premte, 10 August 2018 06:54

Nga Bujar Vreto

Une me bashkepunetoret e PD-se te njesise administrative Hotolisht u nisem per ne Dardhe (tagjia e malit) per ngushellim ne nje familje, po ngjisnim shpatin e malit me veshtiresi te medha pasi rruga eshte katastrofe jo vetem per faktin se dora e njeriut mungon, Bashkia fle gjume por se ne kete rruge kalojne mjete te renda pasi babezia po shfaros pyjet deri dhe filizat (per rrugen, pyjet dhe banoret e malit do shkruaj here tjeter).
Une me bashkepunetoret, ne udhetim e siper u shqetesuam shume kur pame masive guresh dhe dherash te depozituara ne shpatin e malit, menduam mbase ka filluar punimet ndonje firme e licencuar dhe me leje nga Bashkia per rehabilitimin e rruges, mgjs ne mendimin tone ishte nonsens te jepeshe leje dhe te shkaterroheshe mali i mrekullueshem per material mbushes pasi 500 m me poshte ishte vendi ku kishte material me shumise dhe nuk demtonte asgje, gjithsesi ne ndaluam makinen dhe vendosem te shkojme tek vendi, ishte terren i veshtire por u ngjitem dhe pame me syte tane katastrofen mjedisore, se si banditet kishin shkaterruar faqen e malit ate perle te bukurise qe ka falur natyra ne Dardhe te Librazhdit.
U shokuam, guxim i madh te futesh me makineri te renda dhe te shkaterrosh nje teritor qe per nga permasat dhe vlerat ska cmim, bashkepunetoret e mi u futen ne thellesi por hasen rezistencen e disa personave qe per fatin e mire nuk arriten te perdorin armet apo mjete te tjera sepse menduan qe jemi pjese e strukturave shteterore por thane se shefat tane jane ne Tirane dhe ne jemi thjeshte punetore.
Pyetem se cfar kerkoni ketu dhe po shkaterroni malin qe per shekuj ka mbijetuar termeteve dhe vullkaneve dhe tani shembet sikur te mos ishte fare nga bandat me mbeshtetje qeveritare, punetoret te frikesuar nuk dhane detaje por thane se ne paguhemi per te punuar ketu dhe nuk dime me teper, ju tham do rikthehemi dhe ikem por ne rruge pame nje zonje me makine qe patrullonte dhe njoftonte shefat e shkaterrimit te malit.
Une me bashkepunetoret, qe i falenderoj per mbeshtetjen dhe guximin, beme foto dhe ne thellesi ku fadromat dhe bakerrat kishn hapur tunele ne disa vende, kureshtja na shtynte per cfare duhen keto punime duke shkaterruar nje siperfaqe mali, per cfare duheshin tunelet dhe nje fashatar ne rruge na premtoj se do tregonte por donte te ruanim anonimatin sepse ishte mjaf i frikesuar, mjetet vine naten tha, ka dy jave dhe bllokohet rruga ne perfundimin e asfaltit qe ka bere Sali Berisha dhe fshataret qe banojne ne lagjen e malit nuk mund te qarkullojne ne rrugen e makines do zoti skemi te semure se me barrela nga vraga e dhive do e dergojme per spital, ata or bire kerkojne flori se kane ardhur ketu ne fshat kane pyetur disa burra te vjeter perfshi edhe mua por sic e shikoni kane shkaterruar vendin tone, se ne qe rrime ketu per ate mal rrime tha plaku, ehh kini kujdes se ju vrasin se kane mbeshtetje andej lart nga qeveria keta dhe na pershendeti e iku sa hap e mbyll syte.
Taulanti dhe i emeruari i tij bejne plazh dhe shpresojne se mos gjendet ndonje qyp me flori po ska rendesi se shkaterrohet mali se ne te kundert kush do guxonte te fuste fadroma e makineri te renda per te shkaterruar malin e Dardhes, po mos kishte dieni padishahu as me lopate nuk mundje te germoje, se me doli nga mendja, plaku tha po keta per nje gomare dru te fusin ne burg, vjen tekniku pyjeve tek dera e shtepise ndersa per kete shkaterrim masiv mbyllin syte.

Bej thirrje, merrni masa te menjehereshme te verifikoni demin, te identifikoni autoret dhe ti dergoni para organeve te drejtesise, ne te kundert jeni pjese e krimit dhe do mbani pergjegjesi penale.
Thirrja eshte per Drejtorine e Pyjores prane Bashkise por dhe per inspektoriatin e mjedisit qe per fat Kryeinspektori eshte dhe ing pyjesh, pergjegjesi te padiskutueshme ka dhe komisariati i policise.
Veproni sa nuk eshte vone..
Shikoni fotot dhe shkoni tek vendi...
REALITETI ESHTE KY..
Autori eshte Kryetari i deges se PD Librazhd

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pompeo prezanton shefin e “Grupit të Veprimit ndaj Iranit”

Globi

Pompeo prezanton shefin e “Grupit të Veprimit ndaj Iranit”

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo emëroi sot këshilltarin e lartë të politikës, Brian Hook, si përfaqësues special për Iranin. Ky veprim erdhi pasi administrata Trump është përgatitur për...

Vëllai i Leo Messit dënohet me dy vite e gjysëm burg, por ...

Sport

Vëllai i Leo Messit dënohet me dy vite e gjysëm burg, por ...

Matias Messi, vëllai i madh i yllit të Barcelonës dhe të Argjentinës, Lionel Messi, është dënuar për posedim të paligjshëm të armës së zjarrit. Messi ka marrë një dënim me burg...

Çfarë pe në fillim? Mund të zbulojë shumë për ju

Lifestyle

Çfarë pe në fillim? Mund të zbulojë shumë për ju

Hidhini një sy fotos, ajo që do shikoni në fillim zbulon diçka për ju VajzëNëse je një grua dhe ke parë imazhin e vajzës në fillim, atëherë je gati për gjëra...