Çdo shqiptar konsumon më shumë se 1 kg çokollatë në vit

Premte, 10 August 2018 06:57

A e dini sa çokollatë konsumohet në Shqipëri në një vit dhe nga vjen ajo? Të dhënat e Doganave tregojnë se importet e çokollatave dhe produkteve të saj në vitin 2017 arritën në rreth 3.2 milionë kg, apo rreth 13 milionë dollarë.

Pas një rritjeje të ndjeshme në periudhën 2014-2016, duke aritur në një nivel rekord, importet e çokollatave ranë sërish në vitin 2017, me 27% me bazë vjetore.

Një pjesë të konsiderueshmtë importeve të çokollatave e produkteve të saj e zë edhe çokokremi, që rezulton mjaft i konsumuar në Shqipëri edhe pse nuk rekomandohet për shkak të përdorimit të vajit të palmës .

Importi zë peshën kryesore, ndërsa prodhimi vendas i çokollatës mbetet informal, i fragmentarizuar (mungojnë fabrikat e mëdha) dhe praktikisht është i pamatshëm.

Duke u nisur nga të dhënat e importit dhe popullsisë, nga përllogaritjet e “Monitor” rezulton se konsumi për frymë i çokollatës ishte rreth 1.1 kg në vit në 2017-n, në rënie të ndjeshme nga 1.5% që ishte konsumi për frymë në vitin 2016.

Shteti kryesor nga importohet çokollata dhe produktet e tjera që përmbajnë kakao është Polonia, nga e cila vjen 21% e totalit, e ndjekur nga Greqia (20%), dhe Gjermania e Italia me nga 19% secila.

Konsumi i çokollatës tek ne mbetet shumë më i ulët në krahasim me shtetet e tjera, sidomos ato të njohura për prodhimin e produktit të ëmbël.

Sipas të dhënave të Statisca.com, konsumatori më i madh në botë i çokollatës është Zvicra, me gati 9 kg për frymë në vit. Zvicra është e njohur për çokollatën e saj të jashtëzakonshme. Në dyqanet e aeroporteve çokollatat zvicerane janë gjithnjë në rafte dhe nuk është surprizë që suedezët e konsumojnë për frymë këtë produkt më shumë se çdo shtet tjetër në botë. Fqinjët e Gjermanisë janë gjithashtu të varur pas çokollatës me një konsum për frymë që arrin në 8.4 kg. Edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konsumi mbetet relativisht i lartë, në 5.5 kg për frymë.

Shtetet që e përdorin më pak çokollatën janë ato aziatike, teksa në Kinë, konsumi për frymë për vitin 2015 ishte vetëm 200 gram.

Modifikuar më Premte, 10 August 2018 07:03

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO/ Brenda banesës që u bombardua me plumba e tritol në Kamëz

Aktualitet

VIDEO/ Brenda banesës që u bombardua me plumba e tritol në Kamëz

Rreth orës 02:00 Kamza është tronditur nga breshëria e automatikut dhe lënda plasëse (tritol). Objekt i sulmit është kompleksi i vëllezërve Halili i vendosur në qendër të qytetit, vetëm 500...

PSG gati të bëjë çmendurinë e radhës për yllin e Tottenham

Sport

PSG gati të bëjë çmendurinë e radhës për yllin e Tottenham

PSG dëshiron të krijojë “bombën” e radhës këtë merkato. Klubi francez do të kërkojë të blejë Christian Eriksen nga Tottenham Hotspurs dhe për të janë gati të ofrojnë plot 100...

VIDEO/ Sulm mbi Parlamentin në Londër, plagosen disa persona

Globi

VIDEO/ Sulm mbi Parlamentin në Londër, plagosen disa persona

Një burrë është arrestuar pasi ka përplasur makinën me barrierat e sigurisë të vendosura jashtë godinës së Parlamentit, duke lënë të plagosur disa persona, njofton policia. Incidenti ndodhi rreth orës 07:37...