Ekzekutimi në Shkodër/ Ja lidhja e viktimës me këshilltarin bashkiak të PS, të dy persona me precedentë penalë

Premte, 10 August 2018 09:43

Fatbardh Lici është ekzekutuar me armë nga persona të paidentifikuar  në lagjen “Guerile”, pranë ish- Poçerisë mëngjesin e sotëm.

Nga hulumtimet e bëra rezulton se viktima është vëllai i këshilltarit Bashkiak në Shkodër Mustafa Lici.

Kujtojmë se në zgjedhjet parlamentare të 2013, Mustafa Lici ka kandiduar për deputet në Shkodër, pasi ishte në listën e PS. Mustafa Lici, anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër, rezulton i dënuar në 2007 dhe në 1985 për plagosje e lehtë me dashje, ndërsa është ndaluar nga policia 4-5 herë nga viti 1990-2016. Mustafa Lici është këshilltari më i vjetër dhe ka më shumë mandate.

Fatbardh Lici njihej si një ndër të fortit e Shkodrës, megjithëse nuk ka qenë asnjëherë i dënuar apo i proceduar penalisht.

Gjithashtu ai ka lidhje familjare dhe me Lulzim Kullës, të cilit pak muaj më parë ju bë atentat në qytetin e Shkodrës.

Modifikuar më Premte, 10 August 2018 09:48

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Mbani dritaret e pastra dhe perdet e hapura që të mos sëmureni

Lifestyle

Mbani dritaret e pastra dhe perdet e hapura që të mos sëmureni

Është një strategji e thjeshtë për të ruajtur shëndetin. Studime të reja kanë treguar se lejimi i dritës së diellit në dhomë përmes dritareve eliminon bakteret që jetojnë në pluhur. Studiuesit...

Gjykata lë në burg Stresin/ Prindërit: Arrestim për hakmarrje

Aktualitet

Gjykata lë në burg Stresin/ Prindërit: Arrestim për hakmarrje

Gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg për Arkimend Lushaj të njohur ndryshe si Stresi. Avokati i tij e ka quajtur të paligjshëm këtë vendim. Kujtojmë se Stresi u arrestua...

Pas vrasjes në Bllok dhe shpalljes në kërkim, reagon për herë të parë Elvana Gjata (VIDEO)

Show-biz

Pas vrasjes në Bllok dhe shpalljes në kërkim, reagon për herë të parë Elvana Gjata (VIDEO)

Kanë kaluar disa ditë nga ngjarja që tronditi kryeqytetin, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë, ndërsa  u shpallën në kërkim tre persona, mes tyre...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!