Historia frymëzuese/ Mjekët i dhanë 3 javë jetë, sot Artiola bën praktikë në spitalin ku u shërua nga kanceri

Premte, 10 August 2018 10:02

Nje histori frymezuese ajo e Artioles nga Shqiperia. Në vitin 2010, Artiola atë botë 13-vjeçare nga Shqipëria, u dergua ne Kärnten të Austrisë me një diagnozë të leukemisë limfatike. Mjeket ne Shqiperi i dhane tre jave jete. Atje, u trajtua per fat me shume sukses në Spitalin e Klagenfurtit. Sot ajo është duke studiuar mjekësinë dhe aktualisht po bën një praktikë në spital ne ndihme te pacienteve. 

“Është një ndjenjë shumë e mirë për të fituar përvojën time të parë praktike këtu. Sa shumë fytyra të njohura, sa kujtime të shumta”, ka thënë Artiola më 1 gusht 2018, kur ajo u pranua në praktikë e saj njëmujore në Repartin e mjekësisë për fëmijë dhe adoleshentë.
Pacientët e vegjël në pavijonin e kancerit të pediatrisë e prekin më shumë: “Nga përvoja ime personale mund ta paramendoj se si ndjehen ata. Çfarë frike dhe shpresa që kanë dhe se sa e vështirë mund të jetë ndonjëherë”. Kjo është arsyeja përse ajo ka filluar të studiojë mjekësinë. Shqiptarja 22-vjeçare, në javët e ardhshme do të njoftohet me proceset e një spitali nën udhëheqjen e Dr. Prim. Wilhelm Kaulfersch, përcjell albinfo.ch.  Artiola është veçanërisht e impresionuar nga neonatologjia. “Unë kurrë nuk kam parë një fëmijë të tillë të vogël”. Por, studenten e re e ka impresionuar edhe kardiologjia pediatrike, pasi asaj i interesojnë problemet e fëmijëve dhe adoleshentëve që ata i kanë me zemër .
Nuk mund të pronocohet me siguri nëse ajo në të vërtetë dëshiron të bëhet një pediatre. “Psikiatria dhe neurologjia, si dhe onkologjia do të më irritonin gjithashtu. Onkologjia kryesisht për shkak se në këtë fushë ka shumë për të bërë. Hulumtimet në të gjitha fushat e terapisë së kancerit po përparojnë me shpejtësi të madhe”, vazhdon Artiola për “ORF”, përcjell Albinfo.ch.
Në tre vitet e ardhshëm, ajo dëshiron të angazhohet dhe pastaj të përfundojë një trajnim të specializuar përkatës. Nga mesi i korrikut 2010, mjekët në Shqipëri kishin diagnostikuar “leukeminë limfatike”, duke i dhënë Artiolës shpresa për jetë prej vetëm tre javësh. Sipërmarrësi austriak Robert Rogner, vajzën e mori në Austri me shpenzimet e veta dhe e financoi trajtimin mjekësor në Spitalin e Klagenfurtit.
Pas dy vitesh të trajtimit intensiv, Artiola ka mundur të dalë e shëndoshë nga spitali. Tetë vite pas diagnozës së saj, ajo sot llogaritet si e shëruar. Që atëherë, Artiola ka gjetur dy “mentorë” të tjerë të rëndësishëm në mjekun nga Villach, Bernd Mirtl dhe bashkëshorten e tij, të cilët asaj i kanë ofruar mbështetje të përkohshme qysh atëherë dhe duke e ndihmuar atë për t`i financuar studimet e saj

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ti, Profesor !...

Aktualitet

Ti, Profesor !...

- Meditime rreth portretit të kolegut tonë, Profesorit model Ali Shashai – Të dielën, më 8 dhjetor, ne të dhamë lamtumirën e fundit ty, Profesor Aliu, njeriu ynë fisnik, familiari i...

Gjermania se vë në dyshim të drejtën e Kosovës për Ushtri, por të përfshijë dhe serbët

Bota Shqiptare

Gjermania se vë në dyshim të drejtën e Kosovës për Ushtri, por të përfshijë dhe serbët

Ministri gjerman i shtetit për punë të jashtme, Niels Annen, thekson në Bundestag se Gjermania nuk e vë në dyshim të drejtën e Kosovës për Ushtri të rregullt.  Qeveria Gjermane ka...

Letra prekëse, Foto i tregon rrënjët shqiptare Thomasit

Sport

Letra prekëse, Foto i tregon rrënjët shqiptare Thomasit

Në çdo intervistë, Foto Strakosha flet me emocione për të birin dhe shpesh vihet në vështirësi. Arsyeja? E thjeshtë, është babai dhe heroi i atij që po përjeton një karrierë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!