Kush është 24-vjeçari që la të vdekur 8 persona të fisit në Vlorë

Premte, 10 August 2018 18:54

8 të vdekur është bilanci i masakrës së ndodhur pasditen e sotme në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë.

Edhe pse deri tani nuk ka dhëna lidhur me ngjarjen, mësohet se një 24-vjeçar, Ridvan Zykaj ka qëlluar mbi disa persona, ku ka lënë në vdekur 8 persona dhe 7 të plagosur.

Nga të dhënat e para, dyshohet se shkak i kësaj të ngjarje është bërë një konflikt për pronë, ndërsa forca të shumta policie janë nisur drejt fshatit.

Burime të 55News.al bëjnë me dije se autori i kësaj maskare fshihet në një banesë në fshat, ndërsa forcave RENEA dhe forcave të tjera të policisë, u është bërë e qartë se nëse ai nuk dorëzohet, ai të qëllohet.

Njoftimi i Policisë

Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri  8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh,  dhe forcat e  Drejtorisë  Vendore të Policisë  Vlorë janë vënë në ndjekje  dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor nën  drejtimin  e Prokurorit   ndodhet  në vendngjarje dhe po punon  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Modifikuar më Premte, 10 August 2018 19:10

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Trajneri i Torpedos: Kukësi ankohet kot, edhe dy lojtarë tanët nuk morën viza

Sport

Trajneri i Torpedos: Kukësi ankohet kot, edhe dy lojtarë tanët nuk morën viza

Kukësi u ankua për mënyrën se si gjeorgjianët e Torpedo Kutaisit i pritën gjatë takimit të javës së kaluar, ndërsa vunë theksin edhe te mospajisja me vizë e dy futbollistëve...

Sjellja misterioze e satelitit rus ngre alarm në SHBA

Globi

Sjellja misterioze e satelitit rus ngre alarm në SHBA

Një satelit misterioz rus që shfaq "sjellje shumë anormale" ka ngritur alarm në SHBA, sipas një zyrtari të Departamentit të Shtetit. "Ne nuk e dimë me siguri se çfarë është dhe...

Shpërthim i fortë dhe zjarr në një metro të Moskë

Globi

Shpërthim i fortë dhe zjarr në një metro të Moskë

Një zhurmë e fuqishme e pasuar nga një zjarr, shkaktoi vonesa në metronë e Moskës të mërkurën, ndërsa incidenti u filmua nga pasagjerët e metrosë. Incidenti ndodhi në stacionin Avtozavodskaya në...