Dëshmia e të afërmit të viktimave të Selenicës: ‘Për mua Ridvani ishte djalë i mirë, fajin e ka i ati’

Saturday, 11 August 2018 09:19

Dëshmi të ndryshme vijnë nga të afërmit e 8 viktimave, që mbetën të vrarë dje në Resulaj të Vlorës. Një prej tyre, Safeti tregon në një prononcim për gazetarin e ‘Neës24’ Enrik Mehmeti se nuk ishte në dijeni të ndonjë konflikti mes autorit, Ridvan Zykaj dhe kushërinjve të tij, dy familjeve Zykaj.

Mes të tjerash ai tha se autori ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që kjo gjë hidhet poshtë nga policia. I moshuari tha se pas ngjarjes fshihet babai i autorit, i cili nuk është kujdesur për veprimet e djalit, ndërsa si motiv të krimit quan papjekurinë.

“Ishin njerëz të mirë. Për konflikte nuk di gjë. S’kanë pasur debate më parë. Motivi është papjekuria. Ai nuk ka menduar se ku dalë. Nuk më shkon mendja se ka qenë e planifikuar. Për mua ishte djalë i mirë. Nuk kisha dëgjuar për konflikte. Unë kam këtë tokën këtu, dhe ia kisha lënë Azemit për të kullotur bagëtitë. Kisha 2 muaj pa ardhur këtu. Mbanin armë pa leje dhe qëllonin nga lumi. Ishte dhe në burg ai, disa muaj apo një vit për armëmbajtje pa leje. Unë si Safet mendoj se babai ka fajin kryesor. Nëse më bën diçka fëmija. Ai ishte pak nevrik. Unë i thoja; Jovan Bregu këtij (autorit). Nuk e njihnim për pijanec”, tha i moshuari.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zlatan Ibrahimovic i jep fund fjalëve, konfirmon të ardhmen

Sport

Zlatan Ibrahimovic i jep fund fjalëve, konfirmon të ardhmen

Prej ditësh është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të lajmeve që e çojnë në disa prej klubeve më të rëndësishme të Evropës. Por Zlatan Ibrahimoviç i ka dhënë fund...

Qarkullonte me armë zjarri në Elbasan, arrestohet 22-vjeçari

Aktualitet

Qarkullonte me armë zjarri në Elbasan, arrestohet 22-vjeçari

Një 22-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri në Elbasan ka rënë në prangat e policisë. "D.S., 22 vjeç, banues në lagjen "5 Maj", Elbasan, iu gjet në çantë një armë zjarri...

Arrestohet personi që hodhi paratë nga pallati

Kuriozitete

Arrestohet personi që hodhi paratë nga pallati

Kalimtarët u shtynë të mblidhnin kartëmonedhat që po fluturonin nga një ndërtesë.   Ngjarja ndodhi në një lagje punëtorësh në Hong Kong, dhe personi që i hodhi paratë u arrestua nga policia...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!