Shifrat zyrtare/ Në vitin 2017 zero investime në sektorin e shëndetësisë

Tuesday, 21 August 2018 09:53

Shëndetësia është një sektor sensitiv dhe investimet në qendrat e kujdesit shëndetësor, spitalet dhe pajisjet e tyre janë po aq të rëndësishme ndoshta edhe më shumë se sa ndërtimi i rrugëve dhe veprave të tjera publike.

Sipas të dhënave nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësorë që administron fondet në sektorin shëndetësor në vend për vitin 2017 janë realizuar investime 1.3 milionë. Edhe këto shkuan për (pajisje zyre e kompjuterë).

Sipas të dhënave të Fondit në fillim të vitit ishin programuar 367 milionë lekë investime, të cilat nuk u mundësuan për mosrealizim të procedurave prokuruese (nuk u realizuan prokurimi i programuar i rikonstruksionit të godinës qendrore, si dhe të godinës së drejtorisë Shërbimit Spitalor në QSUT; nuk është realizuar blerja e software-ve për shkak të anulimit të procedurës së prokurimit). 

Me rishikimin e buxhetit në shtator 2017, fondet e investimeve për shëndetësinë thuajse u zëruan ne vetëm 6 milionë lekë, por edhe nga këto u realizuan vetëm 1.3 milionë lekë. Për rrjedhojë në fund të vitit të kaluar me programin e rishikuar, buxheti për investime u rishpërnda për plotësimin e programit të shpenzimeve të rimbursimit.

Ndërsa shpenzimet administrative të FSDKSH kapin shifrën 845, 474 milionë lekë shumë herë më shumë se investimet, nga të cilat shpenzimet për paga e shpërblime janë realizuar në shumën 573 milionë lekë, për sigurime shoqërore-shëndetësore janë shpenzuar 93 milionë lekë. Teksa shpenzimet për mallra e shërbime janë realizuar në shumën 189 milionë lekë. Monitor.al

shpenzimet spitalore

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Aktualitet

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Moti freskohet duke filluar nga java e ardhshme. Sipas Meteoalb, gjatë fundjavës, moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit; më të dukshme vranësirat...

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Aktualitet

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Dy punonjës policie dhe një shtetas turk janë ndaluar nga policia për korrupsion aktiv. Të ndaluar kanë mbetur Gazmir Dega punonjës policie në Komisariatin nr 1 në Tiranë dhe një kontrollore...

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Aktualitet

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë goditur një grup gjobëvënësish. Aksioni po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe disa rrethe, ndërsa...